Protesta në Shqipëri për uljen e çmimit të naftës, qytetarët bllokojnë rrugën: Fikni makinat!

    Prej një ore e gjysmë vijon protesta para kryeministrisë pasi qytetarët kërkojnë uljen e çmimeve të naftës.

    Mijëra qytetarë kanë dalë në shesh ndërsa kanë bllokuar edhe rrugën duke i bërë thirrje shoferëve që të fikin makinat.

    Në pamjet e siguruara nga Top Channel duket se si qytetarët kanë bllokuar rrugën e Unazës dhe nuk lejojnë makinat që të lëvizin.

    Qytetarët kanë kërkuar heqjen e taksave nga qeveria pasi po paguajnë 260 lekë për një litër naftë. Ata kanë bërë thirrje që cdo ditë të mblidhen për të protestuar në orën 17:00 derisa qeveria të marrë vendime për të ulur çmimin e naftës.

    Qytetarët në Durrës kanë vijuar protestën për rritjen e çimimit të naftës, duke fikur makinat në mes të rrugës.

    Disa qytetarë kanë refuzuar të ndezin makinat, duke mbajtur peng disa prej rrugëve të qytetit.

    Rruga ”Aleksandër Goga” qe lidh qendrën me spitalin ende e bllokuar, ndërsa policia nuk po ndërhyn për zhbllokimin e saj. I bllokuar është edhe qarkullimi përgjatë bulevardit ‘Dyrrah’ dhe rrethrrotullimi i Pallatit të Sportit.

    Qytetarët e tjerë kanë dalë më pankarta në duar, ku njëra prej tyre shkruan “Do donim t’i bashkoheshim protestës në Tiranë, por nuk kemi naftë”.

    Lajmi Paraprak

    Shqiptohen tre gjoba për pastërti publike në territorin e Shkupit

    Lajmi i rradhës

    Benzema dërgon Real Madridin në çerekfinale, shënon het-trik ndaj PSG-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë