“Shqipëria i ka përmbushur kushtet për hapjen e negociatave të anëtarësimit”

    Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka pritur sot në një takim në Bruksel Ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

    Në një postim në Twitter, Varhelyi tha se Shqipëria i ka përmbushur kushtet që të hapen zyrtarisht negociatat e anëtarësimit.

    “Ne theksuam se Shqipëria i përmbushi të gjitha kushtet e Këshillit. Tani Shqipëria është gati të hapë zyrtarisht negociatat e anëtarësimit. Ne mbështesim mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare gjatë Presidencës Franceze të Këshillit”, shkruan Varhelyi.

    Ditën e sotme në Bruksel Xhaçka do të të zhvillojë takim edhe me homolgun Italian Luigi di Maio. 

    Lajmi Paraprak

    Milan – Inter: Çfarë u nevojitet për të fituar Scudetton

    Lajmi i rradhës

    Marrja e qetësuesve gjatë shtatzënisë mund të çojë në komplikime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë