Shqipëria “mbërthehet” nga i ftohti siberian, temperaturat do të zbresin deri në -11 gradë

    Java do të nisë me mot të ftohtë dhe me temperatura të ulëta që do të shkojnë deri në -11 gradë në Bajram Curri diten e mërkurë.

    Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore të acarta me origjinë verilindore (siberiane) me temperatura që do të “mbërthehen” në vlera negative në pjesën më të madhe të territorit.

    “Në këtë mënyrë; për shkak të origjinës së masave ajrore kontinentale dhe të thata moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin me vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore për të gjithë javën.

    Po ashtu era do të fryjë me drejtim kryesor nga kuadrati i veriut për të gjithë javën me shpejtësi mesatare 1-8m/s ndërsa hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore e fortë dhe shpejtësi deri në 10-15m/s”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak.

    Lajmi Paraprak

    Nëse bëhet trajner i PSG-së, Zidane dëshiron që Neymar të largohet

    Lajmi i rradhës

    Ramagate si fundi i iluzionit për normalitet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë