Shqipëria ndalon importin e derrave nga RMV

    Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në Shqipëri ka ndaluar importin e derrave, mishit të derrit dhe produkteve tjera të derrit, që vijnë nga Maqedonia e Veriut. Ky vendim ka ardhur pas zbulimit të rasteve të infektimit të derrave në pjesë të Maqedonisë me sëmundjen “murtaja afrikane”.

    Vendimi, siç thonë nga MBZhR do të rrijë në fuqi derisa të bëhen analizat e nevojshme dhe në rast se vërtetohet se produktet që importohen nuk janë të infektuara, atëherë do të lejohet hyrja në tregun shqiptar.

    Murtaja “afrikane e derrit” është sëmundje ngjitëse virale, që shkakton ethe hemorragjike te derrat e butë dhe të egër. Sipas gjetjeve të deritashme shkencore, sëmundja nuk transmetohet te njerëzit e as te kafshët e tjera.

    Lajmi Paraprak

    Premtimet se spitali i zemrës në Ohër do të pajiset me angiograf, mbetën vetëm fjalë boshe

    Lajmi i rradhës

    Ajri toksik po na vret, shteti nuk bën asgjë për ta zvogëluar përdorimin e naftës dhe mazutit në institucionet publike në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë