Shqiptarët e RMV me banesa në Tiranë, Durrës e Vlorë

    Viteve të fundit dukshëm kanë ndryshuar vendimet të dibranëve për të investuar në banesa jashtë qytetit. Pas viteve të 80-ta një pjesë e theksuar e dibranëve të cilët kishin edhe fuqi më të mirë materiale, vendosnin të blinin banesa për pushime kryesisht në Strugë. Këto të dhëna treguan se një numër i mirë i dibranëve posedonin banesa në qytetin turistik të Strugës. Por pesë vitet e fundit dukshëm ka ndryshuar përcaktimet e tyre për të blerë banesa në qytete të bregdetit shqiptar.

    Bëhet fjalë për një dukuri e cila siç kalojnë vitet e ajo merr përmasa masive. Sot jo zyrtarisht në disa qytete të Shqipërisë banesa kanë afro 200 dibran duke theksuar këtu edhe blerjen e banesave nga dibranët që gjenden edhe në diasporë.

    Dibranët që posedonin banesa në Strugë por edhe në Tetovë dhe Shkup, kryesisht për tu rekreuar ose për t’i shkolluar fëmijët e tyre, sot i shesin ata dhe blejnë banesa në bregdetin e bukur shqiptar. Në bisedën që patëm me bashkëqytetarë të cilët tanimë kanë shitur banesat dhe kanë blerë banesa në Durrës, Vlorë, Shëngjin dhe Tiranë, u informuam se më efektive është që sot të kesh banesë në vendet turistike të Shqipërisë. Dukuria në fjalë merr përmasa masive meqë edhe rritja e standardit të një pjese të dibranëve drejtpërdrejt është e lidhur me fuqizimin ekonomik që marrin familjet që kanë fëmijët në vendete të Evropës dhe SHBA.

    Në Dibër biseduam me Valmir. P. Ai para disa kohësh ka ble banesën në qytetin turistik të Durrësit. Ai na thotë se më parë ka patur një banesë në Strugë dhe familja e tij e ka shfrytëzuar për pushime gjatë sezonit veror.

    “Banesën e shitëm dhe me ato para dhe normal shtuam dhe ca para të tjera dhe blemë banesë në Durrës. Tani kur kemi komunikim nëpërmjet rrugës së Arbrit më afër e kemi edhe Durrësin. Këtë verë me familjen time gjatë tërë muajit gusht do të jem në Durrës”, thotë Valmiri.

    Ai poashtu sqaron se banesa e tij është në afërsi të Golemit dhe ka shumë fqinj dibran të cilët poashtu kanë blerë banesa para disa viteve. Në Dibër biseduam edhe me Qazim.Z. i cili ka patur banesë në Tetovë dhe tani para disa muajve ka blerë banesë në Shëngjin. Ai thotë se banesën në Tetovë e kanë blerë para 10 vite meqë fëmijët e tij kanë studiuar në Tetovë. Tani kur fëmijët e tij i kanë përfunduar studimet, ka shitur banesën në Tetovë dhe ka blerë banesë në Shëngjin. “Shëngjini është një perlë në bregdetin shqiptar, prandaj edhe u përcaktova që banesë të blejmë në këtë qytet. Shokët e mi dibran kanë banesa njëri në Tiranë tjetri në Vlorë.

    Në bregdetin shqiptar në vendet turistike edhe një numër i madh i mërgimtarëve dibran që jetojnë dhe punojnë në SHBA dhe shtet të Unionit Evropian, poashtu kanë blerë banesa. Ata kryesisht banesat i kanë blerë në Shëngjin, Durrës, Velipojë dhe Vlorë. Gjatë sezonit veror viteve të fundit ata vijnë në vendlindje dhe pastaj shkojnë për në bregdetin shqiptar atje ku i kanë edhe banesat e tyre. Në shoqatën Atdhetare “Dibra”, nga SHBA thonë se vazhdon të rritet interesimi i diasporës dibrane për të blerë banesa në Shqipëri. Por, banesa në bregdetin shqiptarë kanë edhe dibran që jetojnë në Itali, Gjermani, Zvicër, etj. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Gjashtë mënyra për ta bërë kafenë e mëngjesit një pije të shëndetshme

    Lajmi i rradhës

    Malli për heronjtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë