Shqiptarët në rrezik nga obeziteti, vetëm katër për qind merren me sport

    Universiteti i Sporteve është universiteti i tretë në vendin tonë i krijuar menjëherë pas atij të Tiranës dhe Universiteti Bujqësor.

    Dikur shtëpia e sportistëve elitar, sot në vitin e tij jubilarë të 65-vjetorit, me statusin e universitetit, sic shpjegon edhe rektori i tij profesor Agron Kasa, është një nga shkollat më të preferuara, kjo edhe për shkak të ndryshimit të trendeve dhe të profesioneve të ndryshme që lidhen me aktivitetet fizike.

    “Kjo gjithmonë ka qenë shtëpia, pra shkolla por le të themi më mirë shtëpia e sportistëve elitar. Kështu është konceptuar që në fillim. Ju e dini mirë që sportistët profesionist nuk kanë shumë kohë për të studiuar pasi i janë dedikuar sportit 24 orë në 24. Por në momentin kur ne kaluam nga Instituti i Fiskulturës që ishte kryesisht për sportistë, në një Universitet hapëm degën e aktiviteteve fizike dhe rekreacionin që do të thotë se bëhet fjalë për sportin për masat”, thotë rektori i Universiteteve të Sporteve. Por në fakt në vendin tonë sportin e duan shumë dhe nëse do të bazohemi në studimin më të fundit rreth dy vite më parë, shqiptarët sportin e duan shumë ta shohin, por jo ta ushtrojnë.

    “Databaza që kemi patur gjatë gjithë kohës, mund ta kuptojmë që është ndër më të ultat në Europë, vetëm 3-4% e popullsisë ushtrohet. Nuk ka pas një politikë për t’i stimuluar gjatë gjithë kohës për të kuptuar që çdo person ka nevojë që 60 minuta në ditë të ushtrohet për të qenë i shëndetshëm. Ajo që ka ndodhur gjatë gjithë kësaj kohe dhe treguesi më negativ që ne kemi është rritja e obezitetit në popullatë. Shqiptarët nuk kanë qenë kurrë të shëndoshë”.

    E megjithatë trendi në rritje i qendrave të fitnesit, të cilat në Tiranë janë rreth 250 të licensuara, kanë ndërgjegjësuar njerëzit për tu ushtruar me sport, por nga ana nuk kanë ndërgjegjësuar biznesin që ta ushtrojnë atë kundrejt disa rregullave bazë për të përballuar një fashë të popullsisë që ose nuk është marrë me aktivitet fizik, ose është marrë pak.

    “Çështja është nëse ne po çojmë ata ekspert që janë në gjendje të marrin përsipër këtë përgjegjësi për të punuar me persona, për të ushtruar dhe drejtuar persona të cilët ndoshta mund të kenë edhe patologjira të fshehura. Kështu që në qendrat e fitnesit duhet të jenë patjetër persona ekspert të fushës të cilët janë të diplomuar. Diploma është prova e një kualifikimi që ata kanë marrë njohurit bazë për të drejtuar një grup qoftë dhe të vogël apo individ në për qendrat e fitnesit. Nuk mund të hapësh portën e qendrës së fitnesit dhe cilido mund të hyjë dhe trajneri personal ka marrë një program standard dhe atë i jep të gjithëve Dikur do të ndodh që të shfaqin një patologji, mund të ndodhin trauma të cilat nuk i uroj, por është potencial që të ndodhin”. /TCH/

    Lajmi Paraprak

    Çdo nënë dëshiron që fëmija t’i bindet këtyre këshillave

    Lajmi i rradhës

    Tekstet e reja për arsimin fillor në RMV shpërndahen sipas nevojave të komunave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë