Shqiptarët që përshkuan me biçikletë 10 vende të Europës për të ardhur në Maqedoninë e Veriut (Video)

    Çiklistët Shefik Veliu dhe Adem Asani. Udhëtuan 3 javë nga Suedia në Maqedoninë e Veriut / Fotografia: Nistori

    Është koha e ardhjes së mërgimtarëve. Kur të gjithë kanë vendosur të vijnë me vetura personale luksoze, autobus apo aeroplan, mërgimtari Shefik Veliu dhe shoqëruesi i tij Adem Asani, të dy nga Kërçova, udhëtimin e tyre për në vendlindje e kanë bërë me biçikletë. Veliu jeton në Suedi dhe është 57-vjeçar. Ai për Nistori thotë se qëllimi i këtij gjesti është për të promovuar flamurin e Kosovës dhe mesazhi është që sa më pak të përdoren veturat brenda qytetit, me qëllim për të ruajtur mjedisin, sa më shumë ajër të pastër dhe më pak të ngarkohet trafiku, shkruan Nistori.

    “32 vite jetoj dhe veproj në Suedi. Me këtë sport merrem prej dy vitesh. Vitin e kaluar e bëmë një qarkullim këtu në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni. Këtë vit e vendosëm që të udhëtojmë më gjatë, me qëllim për ta sfiduar veten. Në qoftë se je i përgatitur fizikisht edhe psiqikisht, nuk është e vështirë, por me sakrifica, me sfida, me gjëra të panjohura gjatë rrugës, madje në disa vende nuk funksiononte as GPRS dhe duhet të gjindesh vet nga natyra.” – shprehet Veliu.

    “Mesazhi është që shoqëria jonë ta ndryshojë mentalitetin. Mos të merr veturë nga shtëpia deri në qendër, por të del me biçikletë. Të kemi një ambient më të pastër, qytet me natyrë dhe jo si këto të sotshmit.” – shton ndër të tjera Veliu.

    2.500km udhëtim. Udhëtimi filloi më 16.06.2022 dhe përfundoi më 07.07.2022. Udhëtimi zgjati 3 javë dhe përshkuan këto shtete: Suedi – Gjermani – Austri – Slloveni – Kroaci – Bosnje & Hercegovinë – Mal i Zi – Shqipëri – Kosovë – Maqedonia e Veriut.

    “Qëllimi apo misioni ishte që sa më shumë t’i përdorin biçikletat për një ambient më të pastër dhe për një natyrë më të pastër. Udhëtimi ka zgjatur tri javë. Gjatë udhëtimit kemi pushaur nëpër hotele, gjatë ditë nëpër kampinge. Në përgjithësi nuk kemi pasur vështirësi, përveç se në Gjermani, atje koha ishte me shi.” – shprehet Adem Asani, shoqëruesi i Veliut.

    Ata në Tetovë takuan edhe tifo grupin nga Tetova “Ballistët” e KF Shkëndija. U fotografuan dhe vazhduan rrugën për në Kërçovë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski: Nuk kemi breza për të humbur, e ardhmja është në BE

    Lajmi i rradhës

    Kriza trokiti përsëri, subvencionet e mbushën buxhetin apo jo?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë