Kriza trokiti përsëri, subvencionet e mbushën buxhetin apo jo?

    Safit Zeqiri

    Një menaxhim i mirë i krizës do të tregojë aftësitë e menaxhuesit që vallë do t’u takojë atyre që i krijojnë krizat për qëllimet personale, apo do të tregojnë aftësitë për të dëshmuar përse u është dhënë besimi të udhëhequr me popullin.

    Kriza do të jetë gjëja e parë me të cilën do të identifikohemi nëpër botë edhe për një kohë të gjatë. Edhe pse në shumicën e rasteve krizat, të paktën ato për të cilat na njeh bota, nuk kanë qenë në dorën tonë, disi na e kanë krijuar një mentalitet krizash, mentalitet ky që së bashku me tranzicionet e njëpasnjëshme kanë depërtuar në palcë të shoqërisë. E si e tillë po e zbarz vendin nga rinia e cila për çdo ditë po ik për një faqe të re të jetës.

    Në shkencën politike, koncepti i krizës zakonisht përkufizohet si situatë me karakter urgjent, me shumë paqartësi, në të cilën kërcënohen vlerat themelore të një shoqërie. Mirëpo, në vendet demokratike, elitat politike bashkarisht me ekspertët e financave, duhet përdorur gjitha mekanizmat e mundshëm për të tejkaluar krizën që ka trokitur që më parë ne vendin tonë dhe rajonin, e tash më me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës kriza është shtruar edhe në tërë botën. Kjo për shkak se në kohë krizash, e gjithë vëmendja e shoqërisë zhvendoset në krizë, duke harruar gjithçka tjetër që ka të bëjë me jetën politike. Politikanët dhe udhëheqësit e qeverive më e kanë të domosdoshëm të fokusohen për qytetarët që t’u dilet në ndihmë pavarsisht statusit të tyre, a janë në gjendje pune ose jo.

    Kriza është një rënie nga një nivel apo normë e caktuar, një tatëpjetë e aktivitetit ekonomik, e njëjtë sikur shembja e tokës që merr gjërat me vete.

    Në vazhdim po sfidoj ekspertët e ekonomisë dhe të financave, të bëjnë një pëmbledhje me subvencionet dhe një analizë për rezultatin e atyrë që kanë shfrytëzuar subvencionet e ndara nga qeveria. Pse kemi aq shumë mungesë të produkteve e sidomos ato të bujqësisë.

    Çfarë janë subvencionet në radhë të parë dhe si fonde që qeveria ua merr taksapaguesve dhe ua jep grupeve të caktuara (për shembull fermerëve) për t’i mbështetur bizneset e tyre dhe nxitur zhvillimin ekonomik?

    Subvencionet a e kanë deformuar alokimin e burimeve në ekonomi. Si ndodh kjo, apo gjithçka është në rregull?

    Përveç deformimit ekonomik, subvencionet a e dëmtojnë gjithashtu vullnetin për punë?

    A ka ndonjë rezultat nga ata që morën subvencionet?

    Apo mirë është një copy-paste e subvencionimi se duhet të ndodhë, sepse këtë e bëjnë edhe vende të mëdha e të zhvilluara si ShBA apo vendet e BE-së. Ndërsa nga ana tjetër mbi 80% e ekonomistëve të anketuar në Shoqatën Amerikane të Ekonomisë e duan eliminimin e subvencioneve bujqësore, ato mbesin popullore tek masat e gjera!

    Në fund të ditës është konsumatori ai që e dirigjon aktivitetin ekonomik dhe i përgjigjet pyetjeve themelore ekonomike se çfarë të prodhohet, si, sa, ku dhe për kë!

    Qëndrimet e autorëve jo me domosdoshmëri pajtojnë me politikën redaktuese të portalit.

    Lajmi Paraprak

    Shqiptarët që përshkuan me biçikletë 10 vende të Europës për të ardhur në Maqedoninë e Veriut (Video)

    Lajmi i rradhës

    Partia e ish-kryeministrit të vrarë dy ditë më parë fiton zgjedhjet në Japoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë