Shqiptarët sot festojnë 111 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

    Sot, kombi shqiptar feston një nga ngjarjet më kuptimplota në historinë e vet, 111-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë.

    Një shekull dhe një dekadë më parë, me një akt trimërie dhe vizioni, Ismail Qemali dhe përfaqësues të tjerë të kombit ngritën flamurin kombëtar në Vlorë, duke shënuar kështu lindjen e një shteti të lirë dhe sovran nga sundimi i Perandorisë Osmane.

    Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

    Shpallja e Pavarësisë dhe ngritja e flamurit kombëtar në Vlorë ishte fitore e përbashkët për të gjithë popullin shqiptar dhe për të gjitha forcat që kishin marrë pjesë në luftën për çlirimin kombëtar, me pushkë dhe me penë.

    Sheshet e qyteteve janë mbushur me flamuj kuq e zi që valëvitnin në ritmin e këngëve patriotike dhe zemrave që rrahin për atdheun.

    Aktivitetet të shumta janë paraparë për sot në Prishtinë dhe qytete tjera për të festuar këtë 111 vejtor duke filluar nga vendosja e luleve tek monumentet e heronjve kombëtarë dhe fjalime nga zyrtarë të lartë shtetërorë.

    Lajmi Paraprak

    Jeta e të mbijetuarve pas raportimit të dhunës në familje

    Lajmi i rradhës

    Republikanët kushtëzojnë ndihmat për Ukrainën me politikat e migrimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë