Shqyrtohet mundësia e ngjitëses “NMK” në vend të targave të reja

    Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut po shqyrton mundësinë e aplikimit të ngjitësve me akronimin “NMK” në vend të targave të reja, që kushtojnë 1500 denarë.

    Nga kjo ministri thonë se po shqyrtohen disa opsione, por thuhet se do të shihet opsioni më i lirë për xhepin e qytetarëve, që në vend që të ndërrojnë tabelat dhe të paguajnë 1500 denarë, ata të marrin vetëm ngjitësen me NMK që do ta vendosin te targat.

    Ky ndryshim duhet të ndodhë, me ndryshimin e emrit kushtetutues të vendit nga Maqedoni në Maqedonia e Veriut. Këto ndryshime pritet t’i zbatojnë edhe 490 mijë pronarë të veturave në vend.

    Nëse do të vendosej me ndryshimin e targave, atëherë qytetarët do të duhet të paguajnë 1500 denarë për targat e reja, ashtu që buxheti do të mbushet për 12 milionë euro.

    Lajmi Paraprak

    Prokuroria në Mal të Zi heton mënyrën e jetesës së funksionarëve

    Lajmi i rradhës

    Ambasada “Megjashi”: Keqpërdorimi i të miturës nga Tetova është dështim i institucioneve, autorët të marrin burg të përjetshëm

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë