Shqyrtohet mundësia për rritjen e pagave të mësimdhënësve në RMV

    Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri deklaroi se është i hapur komunikimi me Sindikatën e Arsimit për kërkesën e tyre për rritje të pagës së mësimdhënësve, duke nënvizuar se nuk ka përfitime nga greva. Shaqiri deklaroi sot se insiston në komunikim direkt më SAShK-un që të mos vije deri tek greva.

    “Unë javën e kaluar kisha mbledhje me kryetarin dhe dy përfaqësues të SASHK-ut, ndërsa deri në fund të javës do të realizoj edhe një takim në të cilin do të marrin pjesë edhe përfaqësues të Ministrisë së Financave. Jemi të hapur për komunikim, dhe në afat sa më të shkurtër do të japim përgjigje për këtë proces shumë të rëndësishëm”, deklaroi Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit dhe Shkencave duke nënvizuar se po shqyrtohen disa mundësi në drejtim të rritjes së pagave, ndërkohë që nënvizoi se në procedurë parlamentare është propozim/ligji për shkollat e mesme, që parashikon edhe rritjen e pagave.

    Lajmi Paraprak

    A mund të bëjë OKB-ja më shumë për krizën Rusi-Ukrainë?

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët në Shkup të interesuar për skriningun

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë