Shtatë anëtarët e Këshillit Ekzekutiv të Bordit të Paqes

    Këshilli Ekzekutiv themelues – me Trumpin si kryetar – është në krye të Bordit të Paqes.

    Anëtarët e tij janë:

    Tony Blair, ish-kryeministër britanik;

    Jared Kushner, dhëndri i Trump;

    Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio;

    I dërguari special i SHBA-së në Lindjen e Mesme, Steve Witkoff;

    Marc Rowan, Drejtor Ekzekutiv i firmës financiare Apollo Global Management;

    Ajay Banga, president i Grupit të Bankës Botërore;

    Robert Gabriel, zëvendëskëshilltar i sigurisë kombëtare i SHBA-së.

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, hapi ceremoninë kushtuar “Bordit të Paqes” ndërkombëtar duke u fokusuar në politikën e brendshme dhe duke u mburrur me rritjen ekonomike të SHBA-së, ndërsa e shikonin më shumë se një duzinë udhëheqësish botërorë.

    “Ne kemi një mandat të shkëlqyer në vend, siç thashë dje, ekonomia amerikane po lulëzon”, tha ai.

    “Kur Amerika lulëzon, e gjithë bota lulëzon”, shtoi ai. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Gjermania po e shqyrton bojkotimin e Kupës së Botës 2026 për shkak të Trump

    Lajmi i rradhës

    Pas Venezuelës, ShBA tani sytë kah Kuba

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë