Shteti i Gabonit do të paguhet që të mbrojë pyjet si një zgjidhje për ndryshimet klimatike

    Drunjtë duhet që të mbillen dhe të rriten për të përthithur karbonin që emetohet në atmosferë. Në këtë mënyrë kontribuohet në zvogëlimin e ngrohjes globale, përcjell Nistori.

    Vendi afrikan pritet që të pranojë 150 milionë dollarë brenda dhjetë vjetësh.

    Ekspertët thonë se nxitja e vendeve me nivel të lartë pyjesh që kanë shkallë të ulët të shpyllëzimit është kyç për ndalimin e humbjes globale të pyjeve.

    Tashmë gaboni ka pranuar 17 milionë dollarë për ndalimin e shpyllëzimit në vitin 2016 dhe 2017. Forumi Ekonomik Botëror bën të ditur se me këto para do të përkrahen projekte të mëtutjeshme të mbrojtjes së pyjeve. Paratë kanë ardhur nga Nisma Pyjore e Afrikës Qendrore (CAFI në anglisht), një koalicion i vendeve donatore dhe i gjashtë vendeve të pyllëzuara afrikane.

    Mbi 88% e Gabonit është e mbuluar me pyje, ndërkaq më 2002 krijoi 13 parqe kombëtare që mbulojnë 10% të sipërfaqes së tij. Por prerja ilegale e pyjeve vazhdon që të jetë një çështje.

    10% e emetimit të dyoksidit të karbonit i faturohet shpyllëzimit, prandaj mbrojtja e pyjeve mund të jetë një zgjidhje në luftën kundër ndryshimeve klimatike, njëkohësisht duke mbrojtur biodiversitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    SHBA: Maqedonia e Veriut ka mbështetje të madhe për integrimin euro- atlantik

    Lajmi i rradhës

    Procesi i rregjistrimit të diasporës realizohet me ritëm të ngadaltë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë