Shtohet numri i nxënëseve që ngelin vitin në shkollë

    Sipas të dhënave të publikuar nga Enti Shtetëror i Statistikave (ESHS), këtë vit numri i nxënëseve që kanë ngelur ka shënuar rekord në krahasim me numrin e nxënëseve që kanë ngel gjatë vitit të kaluar. Në vitin shkollor 2017/2018 ishin 187 nxënës që përsëritën vitin dhe në vitin shkollor 2018/2019 – 194 përsëritës, ndërkohë gjatë vitit shkollor 2019/2020, kishim 260 nxënës që përsëritën vitin.

    Gjatë vitit të kaluar në shkollat e mesme nga numri i përgjithshëm i nxënëseve 187.555, kishin humbur vitin 118 nxënës. Ndërkohë gjatë këtij viti shkollor 2021/2022 nga 186.649 nxënës, numri i atyre që kanë përsëritur vitin është rritur në 261. Por pse u rritë kaq shumë numri i nxënëseve që ngelin gjatë këtij viti shkollor? Profesorët dhe ekspertët e çështjeve arsimore, thonë se ndër arsyet kryesore se pse është rritur numri i nxënësve që kanë përsëritur vitin është virusi korona dhe mbajtja e mësimit nga distanca.

    Profesori universitar, Avzi Mustafa, për gazetën KOHA, ka deklaruar se kjo rritje e numrit të nxënëseve që kanë ngelë sigurisht që është si pasoj e mësimit online, ku nxënësit nuk ishin “nën llupën” e mësimdhënëseve dhe se prej ku e ndjekin mësimin dhe se a janë të vëmendshëm gjatë orës mësimore.

    “Sigurisht që rritja e numrit të nxënëseve që kanë ngelë është edhe shkaku i mungesave të mëdha që nxënësit kanë bërë gjatë viti shkollor dhe se njohuritë nuk janë marrë parasysh edhe aq shumë gjatë këtij viti shkollor”, deklaroi ai.

    Sipas tij, pandemia me virusin korona ndikoi që nxënësit mos ta marrin seriozisht mësimin dhe mendonin se përsëri do të kthehemi me mësim online dhe kjo ndikoi që ata të kenë mungesa gjatë vitit shkollor dhe kjo dërgoi dhe deri në ngeljen e një numri të madh të tyre.

    Nga ana tjetër, mësimdhënësit e shkollave të mesme thonë se gjatë dy viteve të fundit të vitit shkollor kanë pasur vështirësi të theksuar në zhvillimin e procesit edukativo-arsimor. Sipas tyre, kjo krejt ka ardhur si rezultat i masave kundër virusit korona, por edhe mos marrja seriozisht me problematikat arsimore gjatë viteve të fundit. Ata gjithashtu kanë ngritur alarmin se në rënie është edhe motivi dhe interesimi i nxënëseve për të mësuar.

    Gjithashtu është nënvizuar edhe rënia e moralit profesional te mësimdhënësit dhe mos kreativiteti dhe aftësitë pedagogjike të cilat janë shumë të nevojshme për nxënësit dhe perceptimi i tyre ndaj shkollës.

    Ndryshe, një nxënës përsërit vitin nëse ka njësha në më shumë se tre lëndë, ndërsa deri në dy lëndë nxënësi duhet t’i nënshtrohet provimeve të veçanta gjatë afatit të qershorit ose gushtit. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Premtimi për qytet të pastruar nga mbeturinat nuk shihet në terren: Shkup, deponi e madhe do jesh ti! (Foto)

    Lajmi i rradhës

    Sulmohet me mjet shpërthyes objekti i Elektrokosmet-it në veri të Kosovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë