SHTRENJTIMI I QESEVE PLASTIKE – Sa para ka arkëtuar shteti për një muaj?

    Me ligjin e ri që hyri në fuqi më 1 dhjetor 2021, shteti përmes fondit të Ministrisë së Mjedisit ka mbledhur 235.000 euro me rritjen e çmimit të qeseve plastike në 15 denarë.

    Ministri i Mjedisit Naser Nuredini është i kënaqur me rezultatet. Ai thotë se janë të shkëlqyera dhe se qytetarët gjithnjë e më shumë po bëjnë pazar me çanta.“Në dhjetor janë mbledhur 235 mijë euro nga shitja e qeseve plastike, të cilat shkojnë në fondin e mjedisit. Tani do të bëjmë një plan se në cilat projekte mjedisore do të investohen këto para. Ne kemi pritur se çfarë do të jenë ato mjete”, tha sot Nuredini.

    Kompensimi prej 15 denarë për qeset e biodegradueshme duhet të regjistrohet dhe të transferohet në fond të veçantë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

    Lajmi Paraprak

    Nëntë komunat e Pollogut nga nesër mbeturinat do t’i hedhin në deponinë rajonale në Rusino

    Lajmi i rradhës

    EVN-ja shkel mbi dinjitetin tonë dhe i traumatizon fëmijët tanë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë