Taksa e rritur ekologjike prej 3.5 denarë do të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve., vlerësojnë ekonomistët. Afaristët druajnë se një rritje e kostos së energjenseve do të rrisë edhe koston e punës së tyre, do të sjellë rritje të çmimeve si dhe do të ulë konkurrencën e prodhimeve të tyre.
Taksa e rritur ekologjike prej 3.5 denarë do të ndikojë negativisht në mirëqenien e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, çmimet e naftës së papërpunuar në bursat botërore nuk po tregojnë trend të uljes, ndërsa akoma nuk kemi rikuperim të ekonomisë vlerësojnë ekonomistët. Përllogaritjet tregojnë se me tatimin e ri ekologjik në buxhet do të derdhen një miliardë e 685 milion denarë për gjashtë muaj, apo 3.3 miliardë denarë për një vit.
Nga ekzekutivi thonë se kjo masë që duhet të vlejë nga një korriku nuk do të risë inflacionin, do të rrisë të ardhurat në buxhet dhe fondin ekologjik për rritjen e përdorimit të burimeve të rinovueshme të energjisë. Afaristët druajnë se një rritje e kostos së energjenseve do të rrisë edhe koston e punës së tyre, do të sjellë rritje të çmimeve si dhe do të ulë konkurrencën e prodhimeve të tyre.
“Si pasojë e krizës kemi rritje të çmimeve që mund të vërehet , që vetëm do të përforcohet me vendosjen e taksës ekologjike, Tatimi ekologjik që ka funksion të destimulimit të sjelljes dhe aktiviteteve që kontribuojnë për ndotjen duhet të ketë prioritet, megjithatë vendosja e tij duhet të ketë një dinamikë të caktuar. Vendosja e zgjidhjeve ad hok krijojnë pa parashikueshmëri dhe jo siguri që drejtpërdrejtë ndikon negativisht në uljen e aktivitetit të biznesit”, thonë nga Lidhja e Odave ekonomike.
Edhe shoqata e transportuesve ka kundërshtuar një taksë të tillë, për shkak se sipas tyre kjo do të godasë punën e tyre. Nga shoqata “Makam trans”, thonë se vendosja e një takes të tillë do të rrisë harxhimet e tyre për 4.13 denarë.
“ Me vendosjen e taksës ekologjike do të kemi rritje të madhe të harxhimeve për shkak se bëhet fjalë për sasi të mëdha që shfrytëzohen gjatë kryerjes së punës tonë. Rezervuaret e kamionëve dhe autobusëve janë me mbi 600 litra karburant. Njëherësh vendosja e një takse të tillë në bazë të urdhëresave të Evropës i dënon edhe ato që investojnë duke blerë mjete transportuese ekologjike:, thotë Biljana Muratovska nga kjo shoqatë transportuese.
Nga Oda ekonomike e Maqedonisë, kanë kërkuar një debat gjithëpërfshirës për këtë çështje, që edhe pritet të mbahet përgjatë kësaj jave.
Ish ministri i financave dhe anëtar I VMRO-DPMNE, thotë se një nga qëllimet e rritjes së së çmimit të karburanteve, do të plotësohet apo do të rriten të ardhurat përmes kësaj takes në arkën e shtetit. Megjithatë një masë e tillë sipas tij, do të ulë standardin e qytetarëve.
“ Për shkak të elasticitetit të ulët relative të kërkesës për karburante tek ne , rritja e çmimeve deri në një shkallë nuk ndikon në uljen e konsumit. Por patjetër se rritja e çmimeve do të ndikojë në mirëqenien e qytetarëve dhe do të rrisë koston e transportin për mallra dhe transport”, shton më tej Sllavevski.
Edhe deri tani paguhej taksë ekologjike për karburantet, por në varësi prej llojit të karburantit ajo nuk kalonte çmimin prej një denarë për litër.
Sipas kryeministrit Zoran Zaev, qëllimi i një mase të tillë është të gjithë të orientohemi edhe ndaj zbatimit praktik të agjendës së gjelbër, më pak të shfrytëzojmë derivate të fosileve dhe më shumë të përdorim mjete ekologjike për transport si biçikleta , trotinet elektrik, vetura me rrymë etj. Planifikohen edhe investime serioze në ekologji dhe burime të rinovueshme të energjisë.
Sipas kryeministrit Zaev, edhe me taksën shtesë ekologjike që do të derdhet në buxhet,kemi çmimin më të ulët të naftës në rajon, ndërsa pagat nuk janë më të ulëtat në rajon. Njëherësh sipas tij, 3.5 denarë nuk do të ndikojnë në rritjen e çmimeve për shkak se 1.5 për deri 2 për qind është korrigjimi i inflacionit, që nuk është ndonjë shumë e madhe , ndërsa rritja prej 4 për qind e pagës mesatare dhe 8 për qind e asaj minimale do të krijojë standard më të madh ekonomik dhe harxhime më të vogla për jetesë.
Ndryshe, me metodologjinë e formimit të çmimeve gati gjysma e kostos së karburanteve që e paguajmë në pompat e benzinës shkon për shtetin. Me fjalë të tjera, në çmimin e dizelit prej 61.5 denarë, 27.5 denarë janë tatime në emër të akcizave, TVSH-së, dhe taksës ekologjike. Kjo bile si shumë është më e madhe edhe çmimi furnizues prej 27.9 denarë i naftës. Në çmim ndikojnë edhe harxhimet e tjera si ato të marzhës prej 5.3 denarë të transportit, prej 0.75 denarë dhe 0.3 denarë për rezervat e detyrueshme./Kohamk/