Shtrenjtohen kreditë në Maqedoninë e Veriut

    Të dhënat e Bankës Popullore, tregojnë se në total, shkalla mesatare e kamatave të kredive të reja në dhjetor të vitit 2022 ka qenë 4.83 për qind, ndërsa në dhjetor të vitit 2020 mesatarja ka qenë 3.61 për qind.

    Rritja e kamatës themelore të Bankës Popullore ka shtrenjtuar huazimin në vend.

    Duke marrë parasysh rritjen e saj që dikton rritjen e kamatës së kredive, në këtë periudhë po regjistrohet edhe shtrenjtimi i kredive. Të dhënat e Bankës Popullore, tregojnë se në total, shkalla mesatare e kamatave të kredive të reja në dhjetor të vitit 2022 ka qenë 4.83 për qind, ndërsa në dhjetor të vitit 2020 mesatarja ka qenë 3.61 për qind .

    Në këtë periudhë apo për një vit janë rritur normat e interesit për kreditë e reja për amvisëritë nga 4.34 në 4.38 për qind, ndërsa për bizneset nga 3.22 në 5.22 për qind.

    Në ndërkohë, kamata e shkallës referente apo e normës bazë të interesit është rritur për disa herë në periudhën e fundit, dhe u pasqyrua edhe në shtrenjtimin e ngadalshëm të kredive. Një rritje e tillë, arsyetohet me qëllim të zbutjes së inflacionit dhe uljes së presionit ndaj rritjes së çmimeve me shtrenjtimin në masë të caktuar të të hollave.

    Banka Popullore i rriti shkallët themelore të kamatës nga 1.25 për qind sa ishte më parë, në 2 për qind në gusht 2022, në 4.75 për qind në dhjetor 2022 dhe në 5.25 në fillim të muajit shkurt të këtij viti. Me këto ndryshime, Banka Kombëtare vazhdon të shtrëngojë politikën monetare në fillim të këtij viti, e cila ka nis vjet përmes aplikimit të disa instrumenteve, dhe duke synuar ruajtjen e stabilitetit të kursit të këmbimit dhe stabilizimin e afatmesëm të inflacionit në vend.

    Eksperti Marian Petrevski konsideron se inflacioni është nën kontroll, përderisa reagimi i Bankës Qendrore është i përshtatshëm si në vëllim ashtu edhe në kohë.  “Sa i përket normave të interesit për kreditë dhe depozitat, tashmë shohim një rritje të lehtë duke filluar nga gushti 2022, që është një reagim i butë ndaj shtrëngimit gradual të politikës monetare. Duke pasur parasysh se politika monetare është dhe ndoshta do të mbetet në vijën e shtrëngimit, është e pritshme që normat e ulëta të interesit si për kreditë ashtu edhe për depozitat me të cilat jemi mësuar në dekadën e kaluar, tani i përkasin të kaluarës”, thekson Petrevski.

    Pritet që kreditë që janë miratuar me kamatë fikse të mos pësojnë ndryshime , ndërsa ato me shkallë fleksibile dhe kreditë të reja pritet të kenë shkallë të reja të kamatave. Qytetarët u detyrohen bankave më së shumti për kredi konsumatore, apo mbi 1 miliard 830 milionë euro. Qytetarët për kredi banesore kanë borxh më të lartë se një miliardë e 200 milionë euro në banka, për kartela kreditore kanë borxhe më të mëdha se 160 milionë euro, për minuse në llogaritë rrjedhëse mbi 90 milionë euro. Në total qytetarët kanë borxh ndaj bankave më shumë se 3.3 miliardë euro, që në mënyrë indirekte ndikon edhe në konsum, por edhe në rritjen ekonomike të shtetit. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Një asociacion për “zhvillimin e komunave shqiptare” në RMV

    Lajmi i rradhës

    PADITEN 170 PRINDËR NË RMV – Refuzuan të vaksinojnë fëmijët!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë