Shtrenjtohen shërbimet hotelierike në RMV

    Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në dhjetor të vitit 2021, në krahasim me nëntorin e vitit 2021, është rritur për 0,5 për qind, kumtoi Enti shtetëror për statistika, përcjell Nistori.

    Rritje është vërejtur në grupin Ushqim për 0,4 për qind, Pije alkoolike për 0,6, Pije joalkoolike për 0,6 dhe Bujtje për 0,6 për qind.

    Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike në dhjetor 2021, në krahasim me muajin e njëjtë të vitit paraprak është rritur për 1,7 për qind. Indeksi kumulativ i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar-dhjetor 2021, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar është rritur për 0,6 për qind, përderisa në raport me dhjetorin 2020 është rritur për 0,5 përqind.

    Lajmi Paraprak

    2022 – Sfidat kryesore të ekonomisë shqiptare

    Lajmi i rradhës

    Escobar: Nuk do të hezitojmë të vendosim sanksione për destabilizuesit e rajonit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë