Escobar: Nuk do të hezitojmë të vendosim sanksione për destabilizuesit e rajonit

    SHBA nuk do të hezitojë të përdorë sanksionet për të dërguar një mesazh të fortë për akterët e korruptuar dhe destabilizues në rajon, tha për agjencinë malazeze MINA, Gabriel Escobar, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor.

    Ai vlerësoi se politika ka penguar përparimin e rajonit në të kaluarën dhe nuk ka bërë asgjë për interesat e njerëzve të Ballkanit Perëndimor.

    “Në mënyrë që Mali i Zi të bëjë përparim konkret në rrugën euro-atlantike, liderët politikë, shoqëria civile dhe të gjithë ata që besojnë në të ardhmen evropiane të vendit duhet të punojnë së bashku për të krijuar një shoqëri demokratike”, tha Escobar.

    Ai shpjegoi se në një shoqëri të tillë, feja, kombësia dhe përkatësia etnike nuk do të përcaktojnë nëse dikush ndihet i sigurt dhe anëtar i barabartë i komunitetit.

    I pyetur sesi e sheh ai Memorandumin e nënshkruar nga Lëvizja Qytetare URA, Civis, Partia Popullore Socialiste dhe partitë e pakicave, Escobar tha se SHBA nuk ka qëndrim zyrtar për marrëveshjen politike.

    “Megjithatë, ne mbështesim ata që janë për një Mal të Zi sovran, gjithëpërfshirës dhe demokratik, i cili është i pozicionuar në institucionet euroatlantike”, tha Escobar.

    I pyetur nëse të gjithë akterët politikë në Mal të Zi ndajnë këto vlera, Escobar tha se “nuk do të thosha se jo”.

    Ndryshe, SHBA-ja gjatë ditës së djeshme i ka vendosur sanksione të reja liderit serb të Bosnje-Hercegovinës, Millorad Dodik. /Telegrafi/

    Lajmi Paraprak

    Shtrenjtohen shërbimet hotelierike në RMV

    Lajmi i rradhës

    Çajra bimorë që duhet të përdorni për tretjen dhe dhimbjet e stomakut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë