Shtyhet sërish seanca gjyqësore, rasti i “Durmo Tours” assesi të zgjidhet

    Rasti i “Durmo Tours” assesi të zgjidhet. Seanca e sotme e planifikuar për aksidentin në Llaskarcë u shty sepse një nga avokatët ka pasur rast vdekjeje. Gjykimi i radhës është caktuar për më 28 shtator.

    Rasti është në procedurën e prezantimit të dëshmive kur mbrojtja paraqet provat e saja. Rasti lidhur me aksidentin tragjik në autostradën Shkup – Tetovë pranë fshatit LLaskarcë, në të cilin vdiqën 16 pasagjerë dhe 38 persona u lënduan rëndë, është në gjykatë tanimë dy vjet.

    Gjashtë persona akuzohen, përfshirë pronarin e “Durmo Tours”, Durmish Beljuli dhe shoferin e autobusit Manoil Trifunovski. Autobusi pësoi aksident në shkurt të vitit 2019.

    Lajmi Paraprak

    Trendafilova: Specialja është e fokusuar në mbrojtjen e dëshmitarëve

    Lajmi i rradhës

    Osmani hedh fajin te MPB për arrestimin e diplomatit në Serbi

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë