“Shtyrja e negociatave mund të kontribuojë në destabilizimin e rajonit”

    Mbështetjen amerikane për presidencën portugeze dhe përpjekjet për fillimin e procesit të anëtarësimit e ka theksuar Derek Shole, këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit dhe këshilltar i posaçëm i sekretarit shtetëror të SHBA-së, Entoni Blinken, me kompetencë sa i përket çështjeve të rëndësishme nga politika e jashtme, sot pasdite në bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin për Çështje Europiane, Nikolla Dimitrov, përcjell Nistori.

    “Përfshirja e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është investim në stabilitet sepse vizioni evropian për rajonin nënkupton demokracinë, sundimin e ligjit, bashkëpunimin reciprok bazuar në respekt dhe vlera dhe interesa të përbashkëta, në krahasim me theksimin e rëndësisë së kufijve, ndarjeve dhe ndryshimeve si antipod ndaj kësaj ideje. Maqedonia e Veriut e konfirmoi një vizion të tillë dhe tregoi liderësi në garantimin e sigurisë, paqes dhe bashkëpunimit rajonal, në mënyrë që të arrihet qëllimi i përbashkët strategjik – pranimi në komunitetin Euro-Atlantik, i cili përveç anëtarësimit në NATO duhet të përfundojë me anëtarësimin e plotë në BE”, tha Dimitrov.

    Nga njoftimi i kabinitetit thuhet se mospërmbushja e premtimit bazuar në rezultatet e arritura kontribuon në destabilizimin e situatës në rajon. Në atë drejtim, Këshilltari Shole theksoi mbështetjen e SHBA-së për presidencën portugeze dhe përpjekjet për fillimin e procesit të pranimit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Administrata përfiton një pagë shtesë para zgjedhjeve lokale

    Lajmi i rradhës

    Diaspora nuk ka dërguar para në Maqedoninë e Veriut, shkak pandemia

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë