Shumë ligje në pritje për shkak të bllokimit të kuvendit

    Kuvendi më 9 dhjetor ka thirrur seancë plenare për të miratuar shumicën e ligjeve të mbetura në procedurë prej muajsh. Në seancën e 54 të Kuvendit pritet ratifikimi i 9 marrëveshjeve dhe memorandumeve për bashkëpunim me Turqinë, Francën, Shqipërinë dhe marrëveshja për tregti të lirë. Ndërkohë në lexim të dytë do të gjenden ligjet e propozuara nga Ministria e Brendshme e që kanë të bëjnë kryesisht me harmonizime.


    Ligji për Ndjekjen e Komunikimeve, leximi i dytë
    Ligji për të Huajt, leximi i dytë
    Ligji për Policinë, leximi i dytë

    Në pakon e ligjeve të propozuara nga dikasteri i Brendshëm janë edhe ligjet me flamurin e BE-së, ndryshime dhe plotësime të cilat propozohen me qëllim harmonizimin digjital të procedurave ligjore.


    Ligji për Shtetësi
    Ligji për Letërnjoftimet
    Ligji për Paraqitjen e Vendbanimit
    Ligji për Dokumentet e Udhëtimit
    Ligji për Emrin Personal

    Nga pako e ligjeve ekonomike, në seancë plenare do të gjendet ligji për letrat me vlerës, lirimi nga tatimi dhe rialokimi i fondeve si dhe buxheti për vitin 2022. Nuk ka ligje të pa proceduara ose të mbetura në procedurë nga sfera e shëndetësisë, punës dhe politikës sociale, kulturës dhe transportit. Ndërkohë mbeten të pa proceduara kërkesat e opozitës për dorëheqjet e paralajmëruara nga ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë si dhe kërkesa për formimin e komisionit anketues për spitalin modular të Tetovës. Më 9 dhjetor skadon edhe gjendja e krizës. Për vazhdimin e saj Kuvendi duhet ta plotësojë seancën e 54 ose të thërrasë seancë të re, për shkak se vazhdimi i saj është i domosdoshëm derisa sa kriza energjetike është në fuqi. Deri sot nuk është caktuar as seanca për pyetje deputetësh për muajin nëntor, ndërsa nga Kuvendi thonë se në momentin që do të caktohet seanca do të njoftohet opinioni. Nga fillimi i muajit gusht, Kuvendi pothuajse ka qenë jo funksional për shkak të pushimit dhe fushatës së zgjedhjeve lokale. /Alsat M/

    Lajmi Paraprak

    Borxhi i madh i komunës së Tetovës, parregullsitë dhe problemet – a u bë “pishman” Kasami që kandidoi? (Video)

    Lajmi i rradhës

    Kontrollet e shtuara mbi autobusët shkaktojnë rrëmuja në trafik, qytetarët detyrohen të presin gjatë për udhëtim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë