Shumë linja të stërngarkuara në transportin publik

    Fotografia: Ilustruese

    “Ky është stacioni i autobusit pranë universitetit “Shën Kiril dhe Metodij” ku kalon autobusi me numrin 9 dhe gjithashtu edhe ai me numrin 19. Janë këtu rreth 40 apo 50 nxënës të cilët janë duke pritur për t’u ngjitur apo për të shfrytëzuar këto linja autobusësh.“

    Sipas protokolleve, transporti publik duhet të funksionojë me gjysmën e kapacitetit, mirëpo në terren vërehet qartë që në disa linja kjo nuk respektohet aspak. Një nga arsyet kryesore që ka ndikuar në krijimin e rrëmujave në autobusë është fakti që transporti publik ende po funksionon sipas sistemit veror. Pra, autobusë ka më rrallë.

    Gazetarja: A ka rrëmujë nëpër autobusë?
    -Nxënës: Shumë, shumë. Ja, shikoje.
    -10:58 Në cilat orare ka më shumë?
    – Nxënës: Tani kur shkojmë në shkollë. Në mëngjes edhe tani, pasdite nga ora një e gjysmë.
    Kur kthehemi nga ora 7 e 30. Edhe atëherë ka rrëmujë. Të shkollës ka më shumë në atë kohë.

    E revoltuar, kjo e moshuar thotë se autobusë duhet të ketë më shpesh, sepse ka frikë për shëndetin e saj.
    “Katastrofë çfarë po heqim. S’ka rregull në autobus. Unë nuk e di çfarë po bëjnë, se çfarë mendojnë këta kështu, nuk e di. 14:06 Këta në shkollë, ne jemi të sëmurë shkojmë në mjek. Autobusë s’ka me radhë.
    Të rinjtë mbajtjen e maskës e shohin si temë argëtuese dhe që e shfrytëzojnë për të bërë batuta.

    -Gazetarja: S’ ju duke çështje serioze mbajtja e maskës?
    –   Nxënës: Po, po e mbajmë.
    – Gazetarja: po, tani po, e pamë që e vendosët.
    – Nxënëse: Ta vendos edhe unë tani.

    Kur mbërriti autobusi i linjës më numër 19 dhe disa minuta pas tij ai më numrin 9 të gjithë u drejtuan tek hyrja. Sapo ekipi ynë hyri në autobus, shoferi nisi të shpreh revoltën e tij për faktin që bëhet kaq shumë rrëmujë në këtë linjë.

    “ Kanë lënë sistemi veror dhe krijohet jashtëzakonisht shumë rrëmujë. Nuk kanë ku hyjnë njerëzit. Kemi problem të madh. Këtu vatra krijohen. Shumë, shumë rrëmujë, nuk kam fjalë. 16”10 Tani ndoshta do ketë 100 persona në autobus”

    Lenin Jovanovski, drejtor i Shoqatës së autobusëve privat “ Vozitja e lirë” thotë se zgjidhja e duhur nuk do të ishte rikthimi i regjimit të rregullt, por shtimi i numrit të autobusë në periudhat dhe linjat më të ngarkuara.

    “ Përsëri, unë mendoj se në atë që ne i quajmë “ orët më të ngarkuara”, atëherë kur udhëtarët shkojnë apo kthehen nga puna dhe nxënësit shkojnë dhe kthehen nga shkolla, 02:25 duhet të lëshohen më shumë autobusë që do të transportojnë në të njëjtën kohw. 03:50 Mendoj se transporti publik, si një nga vatrat më serioze  në përhapjen e pandemisë, nuk pati vëmendje të mjaftueshme”.

    Nga Ndërmarrja për Qarkullim Publik  thonë se të hënën rikthehet regjimi i i rregullt.
    Sa i përket respektimit të masave, NQP  thonë se ata nuk kanë kompetenca të sanksionojnë dhe kontrrollojnë qytetarët nëse mbajnë apo jo maska. Shtojnë se në shumë raste nxënësit  janë të pa disiplinuar dhe nuk i vendosin maskat. Andaj apelojnë deri tek të njëjtët të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të qytetarëve të tjerë. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Vonojnë pajisjet e votimit biometrik

    Lajmi i rradhës

    Në Bërnjarcë dhe Idrizovë vazhdon bojkotimi i mësimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë