Shumë pak njerëz mund ta kuptojnë se cila është fjala në këtë foto, në dhjetë sekonda

    Iluzionet optike janë një ushtrim i vërtetë për sytë dhe trurin.

    Një e tillë u shfaq në internet dhe vetëm njerëzit me sytë më të “qartë” mund të dallojnë se cila fjalë fshihet në foto, përcjell Telegrafi.

    Ky iluzion optik u krijua nga faqja e internetit e lojërave online Jackpotjoy.

    Platforma thotë se anketoi 100 njerëz për të zbuluar se sa e vështirë është kjo enigmë.

    Fotoja fsheh një fjalë që nuk është e lehtë të dallosh. Nëse mund ta kuptoni në 10 sekonda, ju jeni një për qind e atyre që mund ta bëjnë atë.

    E fshehur mes vijave bardh e zi të mprehta është fjala “SEE”, që do të thotë “shih”.

    Një sugjerim për të zgjidhur këtë iluzion të ndërlikuar është të zvogëloni foton. Një fjalë e fshehur do të zbulohet papritmas. 

    Lajmi Paraprak

    Çfarë do të diskutohet sot në Tiranë në samitin BE – Ballkani Perëndimor?

    Lajmi i rradhës

    Mediat e reja dhe ndikimi i tyre në shtimin e numrit të konsumatorëve në industrinë e kulturës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë