Shumë punonjës në RMV përballen me stres në punë, shëndeti mendor në rrezik

    Stresi i punës ndikon negativisht ndaj shëndetit mendor dhe fizik të punëtorëve. Sipas psikologes MirjanaJovanovskaStojanovska, stresi i punës mund të lërë pasoja të mëdha, ndërsa thotë se vetëdijesimi ende nuk ka arritur në nivelin e duhur.

     “Shpesh herë problemet të cilat paraqiten në vendet e punës, si nga njerëzit, si nga detyrat, nga pamundësitë tona, nga gjendja jonë fizike mund të shkaktojë stresqë zgjatë shumë, ose është i vazhdueshëm dhe kjo do të ndikojë shumë negativisht në shëndetin tonë mendor, e cila më pas ndikon në shëndetin fizik, në psikosomatikë dhe do të zhvillohet dëshira për të mos jetuar, depresioni, sulme paniku, dhimbje koke,” deklaroi Mirjana Jovanovska Stojanovska, Kryetare e Odës së Psikologëve.

    Stresi i punës më së shumti prek ata të cilët punësohen për herë të parë. Ndërsa, shumë pak prej tyre kërkojnë ndihmë profesionale.

     “Tani ka më shumë psikologë që janë të qasshëm që njerëzit të kërkojnë ndihmë. Ndoshta edhe për faktin se nuk janë mësuar që ti zgjedhin problemet e tyre që paraqiten në punë me vizitë tek psikologu. Mendojnë se është mjaft të bisedojnë me të afërmit e tyre, me shokët e tyre ose të shkruajnë ankesa tek organet kompetente. Por, psikologu mund të ju ndihmojë shumë,” tha Mirjana Jovanovska Stojanovska, Kryetare e Odës së Psikologëve.

    Sipas psikologëve në momentet që punëtorët ndjehen të stresuar stres gjatë punës, duhet të bëjnë gjëra që i bëjnë të ndihen mirë dhe të mendojnë gjëra pozitive. Sipas tyre, kompanitë e vogla duhet të kenë nga një psikologë, ndërsa kompanitë më të mëdha duhet të kenë më shumë se dy psikologë. Profesionet me stresin më të lartë sipas ekspertëve janë policia, ushtria, gazetarët etj. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Në RMV ka 420 mijë copa armë të paligjshme

    Lajmi i rradhës

    TRAGJEDIA NË KOÇAN / Kocevski: DMSh aspak nuk i ka kontrolluar klubet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë