Lind e gjallë foshnja nga nëna e plagosur rëndë në Gazë (Video)

    Një foshnje vajzë ka ardhur në jetë e gjallë dhe e shëndetshme, pak pasi nëna i është plagosur rëndë në një sulm izraelit në Han Junis të Gazës. Pas operacionit cezarian, nëna i është nënshtruar edhe një operacioni tjetër, shkruan REL, përcjell Nistori.

    Navine Abu Owdah u plagos nga një sulm izraelit në Han Junis. Ajo u dërgua në spitalin më të afërt, ku u krye prerja cezariane.

    “Operacioni cezarian u krye në departamentin e emergjencës dhe foshnja u lind në gjendje të mirë”, deklaron Salim Saqer, mjek në Gaza.

    Sipas mjekut, pas operacionit të dytë të nënës së foshnjës, gjakderdhja është kontrolluar dhe është në vëzhgim të mjekëve, poashtu edhe foshnja. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Nuk kemi ardhmëri të shëndoshë” / Çdo ditë nga 30-40 lëndë për divorc në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Kush janë “menaxherët e internetit”?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë