Shumë shkolla dhe rrugë në Tetovë vazhdojnë të mbajnë emra të periudhës së komunizmit

    Në Tetovë shumë shkolla fillore, të mesme, shumë sheshe dhe bulevarde, vazhdojnë të mbajnë emra nga periudha e hershme e komunizmit. Edhe pse kohëve të fundit kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami ka bërë disa paraqitje ku edhe ka prezantuar iniciativën për ndryshime të emrave nga ajo periudhë, megjithatë deri më tani nuk ka asnjë lëvizje. Puna e parë që do të duhet të bëhet është këshilli i komunës së Tetovës të sjell vendim. Por, ky vendim duhet që të miratohet me parimin e badenterit apo këtë propozim vendim ta votojnë shumica e këshilltarëve maqedonas në këshillin e komunës. Për këtë nevojitet një marrëveshje paraprake mes grupeve të këshilltarëve.

    Kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi, tha se kanë filluar bisedimet edhe këshilltarët maqedonas dhe pasi që të kalohen punët me prioritet do të hyjë në rend dite edhe ndryshimi i emrave.

    “Nuk kam ndonjë informatë se në këshillat paraprake ka patur ndonjë iniciativë për ndryshimin e emrave të shkollave apo rrugëve, dhe institucioneve tjera. Por, pasi që të kalojnë disa nga pikat prioritare që i ka këshilli i komunës së Tetovës, ne do ta vendosim këtë pikë në rend dite dhe shpresojmë se shumicën e emrave do të arrijmë t`i ndryshojmë duke i respektuar edhe partitë por edhe nacionalitetet dhe etnitë tjera që i kemi brenda qytetit të Tetovës”, deklaroi kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi.

    Nga komuna e Tetovës thonë se pritet që disa rrugë të marrin emra që kanë të bëjnë me personalitete maqedonas dhe shqiptarë.

    “Do të bëjmë ndryshime jo vetëm për palën shqiptare por edhe për të gjithë palët, ashtu siç do të kenë nevojë ata, për shembull në një rrugë ku jetojnë më shumë maqedonas, atëherë atë rrugë mund ta emërtojmë me ndonjë emër që do të propozojnë ata dhe do të arrijmë të bëjmë ndryshim, poashtu kjo vlen edhe për rrugët apo rajonet ku jetojnë shqiptarët do të arrijmë të vendosim emra të veprimtarëve, heronjve apo personaliteteve shqiptare”, tha Durmishi.

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, gjatë muajit gusht të këtij viti tha se kjo iniciativë do të vazhdojë të konkretizohet edhe më shumë, pasi që në debat dhe në konsultim do të përfshihen edhe bashkësitë tjera etnike në Tetovë. Sipas tij, edhe pas 30 viteve pluralizëm, ende nuk ka emra adekuat të rrugëve dhe të gjithë institucioneve tjera. Kasami është shprehur optimist se gjatë vitit 2023 do të përmbyllet çështja e ndryshimit të emrave në Tetovë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Rusia pret që Erdogan të ndërmjetësojë bisedimet për paqe me Ukrainën

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë