Shumica e institucioneve arsimore në Tetovë nuk plotësojnë kushtet për mbrojtje kundër zjarri

    Nga gjithsej 12 shkolla fillore dhe gjashtë të mesme në Tetovë, katër prej tyre plotësojnë rregullat për mbrojtje kundër zjarreve.

    Mungesa në aspektin e mbrojtjes kundër zjarrit, inspektorati ka vërejtur edhe në Universitetin e Tetovës dhe tek Enti për Punësim.

    “Mbikëqyrja është kryer në gjitha shkollat fillore e të mesme, kopshtin e fëmijëve dhe institucioneve shtetërore që gjenden në territorin e komunës së Tetovës. janë inspektuar 12 shkolla fillore, 5 të mesme, dy shkolla qendrore, Maarif, UEJL UT dhe çerdhet. Nga të gjitha mbikëqyrjet e realizuara, inspektorët kanë konstatuar se nga gjitha objektet e kontrolluara, plotësisht plotëson kushtet vetëm Nikolla Shtejn, Besa Reçicë e Vogël, Kopshti Rinia, Maarif, gjoçe Stojçeski dhe UEJL”, tha Besarta Ramadani, Zëdhënëse e komunës së Tetovës.

    Inspektime janë kryer edhe në 20 hotele të Tetovës dhe në disa mini fabrika ku është konstatuar se pjesa më e madhe nuk i plotëson kushtet. Paralajmërohen dënime të rrepta nga inspektorati dhe vija të kuqe për plotësimin e këtyre kushteve.

    “Po ashtu janë inspektuar edhe 20 hotele të ndryshme e që vazhdon edhe në gastronomi që janë në territorin e komunës, dhe nga kontrollet e realizuara, konstatohet se vetëm një Hotel pra merkuri, plotëson kushtet e nevojshme për realizimin e veprimtarisë së regjistruar, ndërsa objektet tjera, pjesërisht ose aspak nuk plotësojnë as nevojat minimale për të realizuar veprimtarinë hotelerike apo gastronomike”, u shpreh Besarta Ramadani, Zëdhënëse e komunës së Tetovës.

    Kontrollet e jashtëzakonshme nëpër institucione arsimore dhe objekte të tjera kolektive erdhën pas tragjedisë së Koçanit. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    LSM: vendimi për rritjen e pagës minimale është në dëm të punëtorëve dhe i njëanshëm

    Lajmi i rradhës

    Aksidenti ndaj Frosinës / I akuzuari 20 vjeçar rrezikon burg deri në 20 vjet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë