Gafa e presidentit Biden, mbylli fjalimin për kontrollin e armëve me frazën “Zot ruaje Mbretëreshën”

    Presidenti amerikan Joe Biden ka folur në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Connecticut, duke bërë thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve, por tha diçka që habiti të gjithë.

    Ai siç duket ngatërroi audiencën pas mbylli fjalimin e tij me frazën “Zot ruaje Mbretëreshën”, transmeton Telegrafi.

    Pamjet e kësaj deklarate të pazakontë filluan të përhapen shpejt në internet, ku shumë përdorues të rrjeteve sociale pyesnin se çfarë donte të thoshte me këtë.

    Zëvendës-sekretarja kryesore e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, më vonë iu përgjigj gazetarëve duke thënë se presidenti “po i komentonte dikujt në audiencë”. 

    Lajmi Paraprak

    ​Kosova, shteti pa asnjë helikopter

    Lajmi i rradhës

    Ruajtja e traditës shqiptare / Artizania që qëndis me dorë kostumet popullore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë