Shumicë pa Badenter!

    Absolutisht, gjithçka është e mundur dhe gjithçka nuk është e mundur. Kështu që t’ia lëmë maksimës së njohur se politika është çështje e mundësisë. Kështu ka thënë kryeministri Hristijan Mickoski në lidhje me mundësinë për zgjerimin e shumicës parlamentare, konkretisht sigurimin e mundshëm të mekanizmit të Badenterit në Parlamenti. Para gazetarëve, Mickoski thotë se shumica qeverisëse është stabile.

    “Shumica qeverisëse është komode, komfore, me gati 2/3 e deputetëve që e mbështesin këtë qeveri, kështu që, mund të ketë, mund edhe të mos ketë, qeveria vazhdon të realizojë atë që e presin qytetarët. Gazetari: Por nuk keni Badenter, ja ligjet reformuese duhet të miratohen, nuk keni Badenter. Këtu është edhe Kodi Zgjedhor…Nuk varen ligjet reformuese nga Badenteri. Jo, nuk varen nga Badenteri, mund që disa të jenë me 80 deputetë me shumicë prej 2/3. Kodi Zgjedhor ka nevojë për konsensus politik, sepse mund ndonjë prej partive politike sërish të aplikojë filibustering, dhe të mos miratohet Kodi Zgjedhor, por kjo nuk do të thotë se duhet Badenter, duhet të kemi konsensus politik, dhe me informacionet që kam, kemi. Tani do ta shohim kur do të hyjë në procedurë parlamentare”, tha Mickoski.

    Në ndërkohë, pesë Ligjet reformuese të drejtësisë, Ligji për Vetqeverisje Lokale, emërimi i anëtarëve në Agjencinë e Mediave, në Këshillin Programor në Radio Televizionin e Maqedonisë, Inspektorati për gjuhët… janë disa nga propozim-ligjet dhe vendimet që janë bllokuar në Parlament për shkak se shumica parlamentare nuk e ka Badenterin.

    Mickoski gjithashtu tha se nuk sheh konstruktivitet  nga ana e LSDM-së në lidhje me procesin e eurointegrimeve të vendit dhe theksoi se për shkak të rejtingut njëshifror, të cilin tani e ka partia, ekziston rrezik serioz nëse ajo do të vazhdojë të ekzistojë pas zgjedhjeve lokale.

    “E shihni që po ndërtojmë, po luftojmë në të gjithë botën, dhe ai (Venko Filipçe) me një deklaratë thotë pranoj, çfarëdo që të vendosni në tavolinë, më lejoni të nënshkruaj, vetëm më ktheni në pushtet të jem kryeministër, kjo nuk është konstruktivitet, kjo është shkatërrim dhe prandaj ata kanë një vlerësim njëshifror dhe mendoj se pas zgjedhjeve lokale do të vazhdojë rreziku serioz për të vazhduar me hapjen e asaj partie”, tha Mickoski, i cili mori pjesë në hapjen e kompleksit “Fshati i Maqedonisë”, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve nëse beson se LSDM dhe Filipçe janë konstruktivë në raport me procesin e integrimeve evropiane.

    Lajmi Paraprak

    Sa i sigurt është ushqimi në Maqedoninë e Veriut?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë