Si do ta bëjnë zgjidhjen për bulevardin “Cvetan Dimov”, Georgievski dhe Mexhiti?

    Kandidatët për kryetarë të Shkupit dhe Çairit promovuan projekt për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov”, bulevard kyç i cili lidhë tre komuna dhe në të kalojnë mijëra vetura çdo ditë. E njohur si pika më kritike e Shkupit, bulevardi Cvetan Dimov nuk gjeti zgjidhje nga disa kryetarë të Shkupit. Në prag të zgjedhjeve lokale, kandidatët për kryetarë në Shkupit dhe në Çairit, Orce Gjeorgjievski dhe Izet Mexhiti, paralajmëruan se ky bulevard do të ketë prioritet në punën e tyre sapo të fillojnë mandatin.

    “Një nga prioritetet e para do të jetë pikërisht realizimi i këtij bulevardi sepse tanimë në Qytetin e Shkupit është dokumentacioni i plotë, projekti ekziston si dhe të gjitha kushtet për eksproprijimin që duhet bërë”, tha Orce Gjeorgjievski – Kandidat për kryetar i Qytetit të Shkupit.

    Bulevardi duhet të zgjerohet në gjithsej gjashtë korsi, nga tre në të dyja anët. Duhet të fillojë nga Bit Pazari e deri te udhëkryqi me bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” dhe “Xhon Kenedi”. Do të kushtojë gjithsej 10 milionë euro, shtatë për realizim dhe tre për dëmshpërblimin e objekteve që do të rrënohen.

    “Ka pasur edhe bisedime me qytetarët këtu. Nuk prishet asnjë shtëpi, do të prishen disa tarraca të cilat kur i kanë ndërtuar e kanë ditur se do të vijë dita kur do të zgjerohet ky bulevard. Siç i shihni objektet janë tarraca të cilat me vullnet të mirë por edhe për ato do të dëmshpërblehen. Tre milionë euro parashihen për eksproprijim. Nuk do të mbetet asnjë qytetar që të dëmtohet dhe të mos dëmshpërblehet”, u shpreh Izet Mexhiti – Kandidat për kryetar i Çairit.

    Sado korsi që të ketë, gjithçka vështirësohet kur në rrugë dhe stacion të autobusëve parkohen vetura e në trotuare vendosen mallra. Mexhiti pret që në bulevardin e ri, kjo të mos ndodhë.

    “Kur t’i sigurojmë alternativat edhe për parkingje edhe për zgjerim të bulevardeve siç është Cvetan Dimovi atëherë besoj që qytetarët vetvetiu do të jenë të përgjegjshëm bashkë me komunën për ta ngritur dhe ta ruajnë këtë nivel. Ata që janë të papërgjegjshëm do të ballafaqohen por nuk mundet pa i krijuar alternativat të ndërmarrim masa ndëshkuese”, theksoi Izet Mexhiti – Kandidat për kryetar i Çairit,

    Për Çairçanën, projekti pati filluar edhe në Këshillin e Qytetit të Shkupit edhe të Çairit por siç u pat arsyetuar e para e Shkupit, Danella Arsovska, të hollat janë bllokuar nga Ministria e Financave. Në vitin 2021 në kohë pandemie, në Cvetan Dimov u vendos mur një metër i lartë për të penguar kalimin e këmbësorëve dhe makinave nga njëra anë në tjetrën./ Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Shërbimet e administratës do të digjitalizohen

    Lajmi i rradhës

    Estonezët nuk kanë frikë nga rusët

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë