Si do të kthehen mërgimtarët, nëse pas 12 shkurtit nuk do të vlejnë pasaportat RM?

    Pas 12 shkurtit nuk do të vlejnë pasaportat me emrin e vjetër të shtetit, përcjell TV21. Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani për TV21 tha se qytetarët që janë jashtë vendit, duhet të lajmërohen në përfaqësitë diplomatike të RMV-së në vendet ku jetojnë, ku do t’u tregohet se si të veprojnë për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut me pasaportat me emrin e vjetër të shtetit.

    “Duhet të komunikojnë me përfaqësitë e konsujve-diplomatike, ka telefon 24 orë të MPJ-së, ekip kujdestar në Ministri, që i pranon ato telefonata, le të lajmërohen në atë numër, ne do t’u tregojmë se çfarë duhet të bëjnë”, tha mes tjerash Osmani.

    Pasaportat me emrin e ri të shtetit, Osmani: Shqyrtohet edhe mundësia që të dëmshpërblehen qytetarët

    Osmani në “10 Minuta” në TV21 tha se kryeministri Talat Xhaferi ka formuar grup pune për gjetjen e zgjidhjes për problemin me nxjerrjen e pasaportave me emrin e ri të shtetit. Osmani tha se po shqyrtohet edhe mundësia që të dëmshpërblehen qytetarët që kanë afat në pasaportën me emrin e vjetër të shtetit, por që janë të detyruar që ta ndërrojnë pasaportën pas zotimeve që dalin nga Marrëveshja e Prespës për ndryshim të emrit nga Maqedonia, në Maqedonia e Veriut.

    “Me kryeministrin e ri, që në seancën e parë menjëherë u formua një grup pune për gjetjen e zgjidhjeve. Zgjidhje për të cilat ka disa skenarë, nga mundësia që shteti të dëmshpërblejë ata që kanë pasaportë të vlefshme dhe duhet ta ndryshojnë atë për shkak të Marrëveshjes, deri te mundësia e riorganizimit të shërbimeve. Sot ishte takimi i parë i atij grupi punues”, tha Osmani.

    Lajmi Paraprak

    KUFIRI, SHPRESË PËR BIZNESET! Kompanitë tregtare vërshojnë Dibrën

    Lajmi i rradhës

    Kriptorrëmujë në Kosovë, ligji ende i papërfunduar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë