Si shumicë apo fraksion brenda Besës, si do të veprojnë Hoxha dhe Bajrami?

    Deputeti i Besës, Bastri Bajrami ka bërë të ditur se do t’i bashkëngjitet Arjanit Hoxhës në aktivitetet e ardhshme, të cilat siç u bënë të ditura, do të jenë në kundërshtim me ato të liderit të kësaj partie, Bilall Kasami, meqë distancohen nga blloku opozitar.

    Për këtë, TV21 pyeti Hoxhën se a do të thotë kjo se ai dhe deputeti Bajrami do të largohen nga Besa dhe do të veprojnë si shumicë në Kuvend? Ai me përgjigje:

    “Unë kam kam shpreh qëndrimin e largimit dhe distancimit nga veprimet e gabuara. Opinionin do e njoftoj për arsyet ndërsa për veprimin e mëtutjeshëm do vendosim bashkërisht me gjithë ata bashkëmendimtarët qe ndajmë të njëjtin vizion”, tha Hoxha.

    Edhe Bajrami në një prononcim për TV21 tha se do të vendosin ditëve në vijim për aktivitetet e tyre.

    Kujtojmë se sot gjatë ditës janë takuar lideri i Besës, Bilall Kasami, ai i Alternativës, Afrim Gashi dhe kryesuesi i lëvizjes së re të paralajmëruar, Izet Mexhiti. Thanë se koordinohen për krijimin e frontit opozitar.

    Lajmi Paraprak

    MMJPH: Përveç hidrocentraleve të vogla aktuale në Sharr, të tjera nuk do të ketë

    Lajmi i rradhës

    Tërmet 5.5 shkallësh në Adana të Turqisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë