Si t’i mbrojmë fëmijët nga infeksionet respiratore — flet pediatri Gjylajdin Fetai

    Dr. Gjylajdin Fetai / Fotografia: Nistori, video

    Përgatiti: Sumeja Hamzi

    Luhatjet e temperaturave gjatë dimrit dhe ajri i ndotur janë faktorë që kontribuojnë në rritjen e rasteve me grip sezonal dhe infeksione respiratore. Në këtë periudhë, shumë njerëz, përfshirë fëmijët, janë të prekur nga këto sëmundje, duke shkaktuar ngarkesë të madhe në shërbimet shëndetësore, siç është rasti me ambulancat që kanë qenë të mbushura gjatë këtij sezoni, njofton Nistori.

    Pediatri Gjylajdin Fetai nga Tetova është përgjigjur pyetjeve të Nistorit rreth gripit stinor dhe infeksioneve respiratore te fëmijët.

    Nistori: cilat janë shenjat dhe simptomat e infeksioneve respiratore te fëmijët, dhe si mund t’i dallojmë ato nga një grip ose alergji?

    Dr. Gjylajdin Fetai: viruset sezonale faktikisht infeksionet respiratore, prej tyre mund të përfshijnë rrugët e epërme, me lotim të syve, hundë të bllokuara, teshtitje e kollitje. Simptome të përgjithshme si: temperaturë e lartë, dhimbje muskujsh, simptome të rrugëve të poshtme me kollitje, dhimbje në krahëror dhe rëndesë të frymëmarrjes. Dallimi me alergjitë mund të bëhet nga përvoja e mjekut dhe me pasqyrë laboratorike.

    Nistori: çfarë masash parandalimi mund të marrim për të mbrojtur fëmijën nga infeksionet respiratore dhe kollitja gjatë periudhës së sezonit të ftohtë?

    Dr. Gjylajdin Fetai: për të mbrojtur fëmijën nga infeksionet respiratore dhe kollitja gjatë sezonit të ftohtë, është shumë e rëndësishme të ndiqen disa masa parandaluese që mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të infeksioneve. Parandalimi bëhet me mosprezencë në ambiente të mbyllura si: kafeteri, çerdhe dhe shkolla.

    Nistori: sa mund të ndihmojnë vaksinat në parandalimin e infeksioneve respiratore te fëmijët dhe sa rekomandohet te fëmijët?

    Dr. Gjylajdin Fetai: vaksinat e rregullta te fëmijet nuk mbrojnë nga virozat sezonale, veç vaksinës së gripit (influences) e cila nuk është e paraparë për çdo fëmijë, përveç fëmijëve që kanë probleme kronike të shëndetit.

    Nistori: cilat janë shkaqet më të shpeshta të kollitjes tek fëmijët dhe kur duhet të shqetësohemi për të kërkuar ndihmë mjekësore?

    Dr. Gjylajdin Fetai: kollitja te fëmijët është një simptomë e zakonshme që mund të ketë shumë shkaqe, shkaqet më të shpeshta të kollitjes te fëmijet janë ngacmimet e rrugëve të epërme të frymemarrjes, por shpesh edhe bronhitet dhe pneumonia. Ndihma mjeksore kërkohet kur problemet zvariten.

    Nistori: a duhet fëmija të shmangë ndonjë aktivitet të veçantë apo të qëndrojë në shtëpi gjatë periudhave të infeksioneve respiratore për të parandaluar përhapjen e infeksionit?

    Dr. Gjylajdin Fetai: po. Gjatë periudhës së infeksioneve respiratore, është e rëndësishme që fëmija të shmangë disa aktivitete, duhet te izolohet nga prezenca në çerdhe, shkolla apo kurse dhe të trajtohet në shtëpi për të parandaluar përhapjen e infeksionit te të tjerët dhe për t’u shëruar sa më shpejt. Për çdo komplikacion të mundshëm eventualisht në kushte spitalore.

    Nistori: a mendoni se ndihmojne produktet natyrale per parandalimin e ketyre infeksioneve ose edhe me sakte kollitjes, sepse kohëve të fundit po na plasohet në rrjetet sociale lloj-lloj recete se si të ndalojmë kollitjen, si të shërojme infeksionet respiratore, etj.

    Dr. Gjylajdin Fetai: produktet natyrale dhe recetat tradicionale shpesh mund të ofrojnë lehtësim të përkohshëm nga simptomat e kollitjes dhe të infeksioneve respiratore, por duhet te provohen me kujdes, sidomos te fëmijët! Zakonisht ushqimet e shëndetshme, vitaminat natyrale nga pemët dhe perimet janë ato që preferohen si ndihmesë ndaj infeksioneve te fëmijët, kurse produktet farmaceutike dhe “natyrale” janë shumë të dëmshme e sidomos te fëmijët ku mund të shkaktojnë alergji të ndryshme nga supstancat që preferohen p.sh. lyerja me vaj guske etj. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mjekët: nxënësit të kenë kujdes ndaj gripit në prag të gjysmë vitit të dytë

    Lajmi i rradhës

    Vonesa në kompensimin e dëmeve nga vërshimet për bujqit e Tetovës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë