Si votuan turqit në Maqedoni – prin Kiliçdaroglu para Erdoganit

    Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, nga të dhënat e përpunuara prej 80 për qind, tregojnë se Kemal Kiliçdaroglun e votuan 757 persona ose 51,81 për qind, ndërsa për rizgjedhjen e presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan votuan 569 ose 38,95 për qind e votuesve në RMV, shkruan 360 gradë. përcjell Nistori.

    Në Ambasadën e Republikës së Turqisë në Shkup dolën për të votuar 4107 persona për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që u mbajtën dje në Turqi. Sipas rezultateve të publikuara, nga votat e numëruara deri më tani, shihet se lideri i opozitës, Kemal Kiliçdaroglu po prin në zgjedhjet në Maqedoni.

    Rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, nga të dhënat e përpunuara 80 për qind, tregojnë se Kemal Kiliçdaroglun e votuan 757 persona ose 51,81 për qind, ndërsa për rizgjedhjen e presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan e votuan 569 ose 38,95 për qind e votuesve. Kandidati nacionalist Sinan Ogan fitoi 90 vota ose 6.16 për qind të votave dhe Muharrem Ince 45 vota ose 3.08 për qind të votave.

    Në zgjedhjet parlamentare, nga 60 për qind e të dhënave të përpunuara, Partia Popullore Republikane (CHP) e drejtuar nga Kilicdaroglu është në krye me 365 vota ose 31,71 për qind të votave, kundrejt Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) të Erdoganit që fitoi 349 vota ose 30 .31 për qind të votave.

    Turqia do të shkojë në raundin e dytë të zgjedhjeve pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan fitoi një avantazh të konsiderueshëm ndaj rivalit të tij në zgjedhjet e djeshme, por jo mjaftueshëm për shumicën e kërkuar.

    As Erdogan dhe as kandidati i opozitës Kemal Kilicdaroglu nuk morën 50 për qind dhe do të përballen sërish më 28 maj.

    Pas numërimit të 97 për qind të votave, Erdogan kryeson me 49,39 për qind dhe Kilicdaroglu ka 44,92 për qind, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu. Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve njoftoi se 49,49 për qind e votuesve votuan për Erdoganin pas numërimit të 91,93 për qind të votave.

    I treti, kandidati nacionalist Sinan Ogan, fitoi 5.3 për qind të votave dhe mund të vendosë fituesin, në varësi të asaj se kë do ta mbështetë në raundin e dytë.

    Në zgjedhjet parlamentare të zhvilluara paralelisht me zgjedhjet presidenciale, Aleanca Popullore, e përbërë nga partia islamike e Erdoganit, AKP, nacionaliste MHP dhe të tjerë, arriti një rezultat më të mirë se sa pritej dhe është në rrugën e duhur për të fituar shumicën. Pas numërimit të 93 për qind të votave, ai pritet të ketë 324 nga gjithsej 600 mandate.

    Aleanca Kombëtare e Kilicdaroglu e përbërë nga gjashtë parti opozitare, duke përfshirë Partinë Laike Republikane Popullore (CHP), e themeluar nga Ataturku, fitoi 211 vende.

    Aleanca për Punën dhe Lirinë, e udhëhequr nga Partia e Majtë e Gjelbër pro-kurde, do të ketë 65 vende në parlament, sipas të dhënave aktuale.

    Lajmi Paraprak

    Ulet numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut

    Lajmi i rradhës

    BE mbështet aktivitetet për kontrollin e armëve në Ballkanin Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë