Ulet numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut

    Në fund të viti të kaluar shkollor 2021/22 është regjistruar ulje e numrit të nxënësve në arsimin fillor dhe të mesëm në Maqedoninë e Veriut, krahasuar me vitin paraprak, përcjell Nistori.

    “Në fund të vitit shkollorë 2021/2022, numri i nxënësve në shkollat fillore të rregullta është 184 910, që paraqet ulje për 0.6% krahasuar me vitin e kaluar shkollorë. Në shkollat e mesme të rregullta, numri I nxënësve në fund të vitit shkollorë 2021/2022 është 69 378, që paraqet ulje për 2.5%, krahasuar me vitin e kaluar shkollorë”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave.

    Në arsimin fillor në Maqedoninë e Veriut janë të regjistruar gjithsej 184 910 nxënës, ashtu që 118 133 e ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, ndërsa 59 780 në gjuhën shqipe. Në arsimin e mesëm janë 69 378 nxënës gjithsej, ashtu që 49 618 e ndjekin mësimin në gjuhën maqedonase, ndërsa 16 961 në gjuhën shqipe.

    Lajmi Paraprak

    Partitë e vogla në RMV kërcënojnë me dalje nga Qeveria dhe zgjedhje të reja

    Lajmi i rradhës

    Si votuan turqit në Maqedoni – prin Kiliçdaroglu para Erdoganit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë