Siarto: vetëm pak shtete të BE-së e duan zgjerimin

    Bullgaria e pengon integrimin tuaj, por ju nuk prisni 20 vite për shkak të Bullgarisë. Zgjerimi është i vështirë pasi vetëm një numër i vogël i shteteve anëtare e mbështesin integrimin e Ballkanit Perëndimorë në BE. Këto deklarata skeptike i bëri kreu i diplomacisë hungareze, Peter Sijarto që gjatë ditës qëndroi për vizitë në Shkup. Ai tha se për zgjerimin e Ballkanit Perëndimorë ndryshe flitet në publik, ndryshe në dhomat diplomatike.

    “Në këtë moment pakicë janë shtetet anëtare që e mbështesin zgjerimin e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Ne e mbështesim zgjerimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Nuk duhet harruar se një numër i madh i shteteve anëtare kur vijnë tek ju publikisht flasin me fjalë të mira se sa shumë e mbështesin anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE. Por kur mbesim vetëm me dyer të mbyllura me 27 shtetet anëtare, shumica fillon të flasë se pse nuk mundet që BE-ja të zgjerohet me Ballkanin Perëndimor”, u shpreh Peter Sijarto, Ministër i Jashtëm i Hungarisë.

    Ndërsa, kreu i diplomacisë vendase, tha se nuk tërhiqen nga qëndrimet e thëna publikisht. Timço Mucunski tha se janë të gatshëm për çfarëdo lloj niveli të takimit me Sofjen, por duke respektuar linjat e kuqe të Shkupit.

    “I mbështesim përpjekjet që vijnë për mbajtjet e takimeve dhe në kuadër të samitit të Hagë, dhe në të gjitha forumet tjera dhe do të japim gjithmonë mbështetje për gjithçka që do të thotë marrëdhënie të mira me fqinjët tanë. Por, kjo nuk do të thotë hapje të çfarëdo hapësire për tërheqje të pozicioneve tona shtetërore që shumë herë qartazi e kemi thënë”, tha Timço Mucunki, ministër i jashtëm.

    Mucunski më tej theksoi se për 20 vite vendi është viktimë e bilaterizimit në rrugën evropiane, dhe se problemi politik me një nga fqinjët tanë është një realitet për të cilin BE-ja është e vetëdijshme. Sipas tij, duhet një zgjidhje, por nuk duhet të lejojnë që gjatë rrugës të devijojnë nga identiteti. Mucunski përsëriti qëndrimin se Shkupi është viktimë e Sofjes pasi kjo e fundit kontestin bilateral e kaloi në nivel të BE-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    37 të akuzuar për tragjedinë në Koçan, Bekteshi e Saraçini do të jenë nën hetim

    Lajmi i rradhës

    Sipas Mexhitit, janë mbyllur 173 faqe të tjera ilegale të lojërave të fatit online

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë