Mbyllen disa markete nëpër Tetovë e Gostivar, Bekteshi: Radhën e kanë marketet e fshatit

    Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka bërë të ditur në 10 Minuta në TV21 se nesër Qeveria e Maqedonisë së Veriut, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë do të sjellë vendim për uljen e tarifave doganore për produktetet bujqësore.

    “Nuk do të ndodh vetëm për 3-4 produkte bujqësore ku konsiderohet nga ana e Ministrisë së Bujqësisë që kemi sasi të konsiderueshme për ta mbuluar tregun e vendit dhe me siguri kjo do të ndikojë edhe në uljen e produkteve bujqësore në përgjithësi dhe besoj se do të ketë ulje deri në 30 përqind me uljen e tarifave doganore. Tarifat doganore do të ulen nga 65% në 10% për një numër të konsiderueshëm për produktet bujqësore”, tha Bekteshi.

    Mbyllen disa markete në Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë, Bekteshi: Nuk do të ndalem, radhën marketet e fshatit

    Duke folur për vendimin e fundit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, për uljen e çmimeve të pijeve, ai njoftoi se për shkak të masës “çmim i garantuar”, janë mbyllur disa markete në Tetovë, Gostvar dhe Kumanovë.

    Ai gjithashtu njoftoi se do të kontrollohen edhe marketet e fshatit.

    Bekteshi: BDI-ja do t’i fitojë zgjedhjet, madje edhe më bindshëm

    Nuk e ka një përgjigje decide se a do të jetë ministër i Ekonomisë edhe pas zgjedhjeve parlamentare, por Kreshnik Bekteshi është i bindur, se partia nga ku vjen ai, Bashkimi Demokratik për Integrim do të jetë në nivel edhe më të mirë se sa ka qenë deri më tani.

    “Do të jetë në nivelin e njëjtë, mos të them edhe më të mirë për shkak se BDI në kontinuinitet është parti e cila sjell freski, është parti e cila i ka kudarot më të përgatitura”, tha Bekteshi

    I pyetur se a do të ndodh kjo edhe pse kemi tashmë një opozitë të bashkuar dhe Izet Mexhiti nuk është pjesë e partisë, ai me përgjigje:

    “Ajo as që vihet në dyshim që Bashkimi Demokratik për Integrim do t’i fitojë zgjedhjet, por do t’i fitojë zgjedhjet edhe më bindshëm për shkak të reformave që i ka bërë brenda për brenda partisë”. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    A shkakton kafja dhimbje koke – Cila është doza e saktë ditore

    Lajmi i rradhës

    Pollogu ofron pak vende të lira pune

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë