“Siguria” e nxënësve nëpër shkolla / Toshkovski: do të vendosim kamera dhe do të shtojmë praninë e policisë

    Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paralajmëroi se do të forcohet video vëzhgimi dhe prania e policisë nëpër shkolla.

    Kjo masë vjen pas incidentit në të cilin dy nxënës të klasës së parë nga shkolla “Dimitar Georgiev Berovski” në Gjorçe Petrov tentuan ta dhunojnë shokun e tyre të klasës.

    Toshkovski theksoi se është e nevojshme të ndërmerren hapa për mbrojtjen e nxënësve dhe rritjen e sigurisë në shkolla.

    Toshkovski thotë se rritja e video vëzhgimit dhe prania e policëve nuk do të zgjidhë fenomene të tilla devijuese, por do të kontribuojë në rritjen e sigurisë së qytetarëve.

    “Më vjen shumë keq që ka ndodhur një ngjarje e tillë dhe është ndarë me publikun, sepse bëhet fjalë për të mitur. Sinqerisht, i gjithë publiku është i tmerruar nga këto lloj ngjarjesh. Ministria e Punëve të Brendshme, në kompetencën e saj, në të ardhmen do të veprojë në drejtim të asaj që ne mendojmë se duhet të jetë baza e punës së ardhshme të policisë, përkatësisht forcimi maksimal i video-përgjimit të përgjithshëm dhe prania e punonjësve të policisë në terren. Por nuk do t’i zgjidhë dhe zhdukë këto dukuri devijuese, por gjithsesi do të kontribuojë në rritjen e sigurisë dhe t’u mundësojë qytetarëve të ndihen më të sigurt. Ky lloj i dukurive devijuese ka ekzistuar dhe do të ekzistojë, është detyra jonë që të bëjmë gjithçka që kemi në dorë që t’i parandalojmë në aspektin e ndërmarrjes së veprimeve konkrete”, tha Toshkovski.

    Lajmi Paraprak

    Ndryshimi i shpeshtë temperaturave gjatë javëve të fundit ka mbushur spitalet

    Lajmi i rradhës

    Kungulli, super perimja e verdhë e vjeshtës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë