Sigurohet transport për nxënësit e fshatit Sellcë të Tetovës

    Pas publikimit të lajmit se nxënësit e fshatit Sellcë përballen me mungesën e transportit për në shkollat e mesme, sot kanë reaguar nga komuna e Tetovës duke sqaruar se të dielën njëri nga transportuesit është hequr nga bartja e nxënësve, gjë që ka shkaktuar mungesë të një furgoni, megjithatë shtojnë se kanë intervenuar menjëherë duke e zëvendësuar me transportues tjetër dhe problemi tashmë është zgjidhur.

    “Nga dita e djeshme tashmë janë katër furgon që transportojnë nxënësit në shkollat e mesme të Tetovës. Na u konfirmua se një problem i tillë më nuk ekziston dhe se gjithë nxënësit po transportohen në shkollat e mesme të komunës sonë. Kjo ndoshta është një rast që këtë vit dikush se ka tenderin për transport të nxënësve dhe bën propaganda të këtilla. Apelojmë si komunë që rastet e tilla të mos keqpërdoren politikisht sepse e kemi parasysh se transportimi i nxënësve në shkollat e mesme është obligim ligjor”, deklaroi Nazmi Dauti, sektori për arsim, Komuna e Tetovës.

    Problemin në fjalë, nga sektori për arsim i komunës së Tetovës cilësohet si propagandë politike, nga disa transportues që sivjet nuk kanë përfituar tenderin për bartjen e nxënësve. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë i nxit njerëzit të ndajnë informacione të gabuara në mediat sociale?

    Lajmi i rradhës

    Disa qytetarë protestojnë para Qeverisë pasi që nuk kaloi nisma e referendumit të VMRO-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë