Siljanoska: Përveç Zaevit dhe Dimitrovit, duhej të largoheshin Grubi dhe Osmani

    Deputetja Gordana Siljanovska Davkova në ClickPlus në TV21 ka deklaruar se nuk mundet që vetëm Zoran Zaev të bartë përgjegjësi, duke dhënë dorëheqje dhe duke u larguar nga posti i kryeministrit, por të njëjtën duhet ta bëjë edhe “binjaku” i tij, duke aluduar në zëvendëskryeministrin e parë, Artan Grubi.

    “Nuk është ajo vetëm përgjegjësi personale, sa fuqi aq edhe përgjegjësi, për këtë unë thash. Edhe nëse do të ishin binjakë, do duhej që edhe zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, sepse ndahet përgjegjësia”.

    “Nëse zotëriu Dimitrov largohet, atëherë do të duhet të pyesim edhe për përgjegjësinë e zotëri Bujar Osmanit”, tha Siljanovska – Davkova.

    Lajmi Paraprak

    ShGM dhe KEMM reagon ndaj raportimit jo etik të medias kur ka tragjedi personale

    Lajmi i rradhës

    Lyhrmen: BE dhe Bullgaria ta mbajnë premtimin ndaj Maqedonisë së Veriut

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë