Siljanovska-Davkova: nuk shoh se e kam shkelur Marrëveshjen e Prespës

    Presidentja e re e vendit, Gordana Siljanovska Davkova / Fotografi: Ognen Teofilovski/REUTERS

    Presidentja Gordana Sijanovska Davkova konsideron se nuk e ka shkelur Marrëveshjen e Prespës kur nuk e ka shqiptuar emrin kushtetues gjatë deklaratës solemne në Kuvend.

    Ajo iu referua të drejtës individuale për vetëvendosje dhe tha se ka nënshkruar deklaratën në të cilën përmendet emri Maqedonia e Veriut.

    “E kam respektuar Marrëveshjen e Prespës dhe e respektoj tani. Unë e firmosa deklaratën me emrin aktual, emër nga Marrëveshja e Prespës. Megjithatë, unë besoj gjithashtu në lirinë e shprehjes së mendimit, lirinë e vetëidentifikimit dhe lirinë e vetëvendosjes, të cilat nuk mund të jenë vetëm kolektive dhe t’u referohen kombeve, por mund të jenë edhe individuale”.

    “Pra, për mua, liria e mendimit si pjesë e Deklaratës Universale të Lirive dhe të Drejtave, si pjesë e Konventës për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave, si pjesë e Konventës së BE-së për të Drejtat Themelore, i lejon njerëzit të shprehen dhe unë nuk e shoh se e kam shkelur Marrëveshjen e Prespës”, ​​tha sot Siljanovska-Davkova.

    Siljanovska-Davkova gjatë inaugurimit shkaktoi revoltë te ambasadorja greke, e cila u largua menjëherë nga Kuvendi dhe më pas në Greqi pasuan një sërë reagimesh me thirrje për respektimin e marrëveshjes së Prespës.

    Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka paralajmëruar disa herë se e ardhmja evropiane e Maqedonisë do të bllokohet nëse nuk respektohet Marrëveshja e Prespës. Ai tha gjithashtu se Greqia nuk do t’i ratifikojë tre memorandumet që janë detyrim i saj.

    Gjithashtu reaguan liderët e Bashkimit Evropian, të cilët bënë thirrje për respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare.

    Lajmi Paraprak

    LSDM më 30 qershor do të zgjedh kryetar të ri, Kovaçevski nuk do të garojë

    Lajmi i rradhës

    Shpenzimet e jetesës në RMV janë rritur për 200 euro më tepër

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë