KShZ publikon mandatet e këshilltarëve që do të kenë partitë në Tetovë

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve i ka publikuar rezultatet e para përfundimtare për zgjedhjet e djeshme që u mbajtën në Tetovë.

    Sipas të dhënave të KSHZ-së, më shumë mandate këshilltarësh në përbërjen e re do të ketë Lëvizja Besa – 12, më pas BDI – 11.

    Dy partitë tjera shqiptare që kanë siguruar nga një mandat janë PDSH dhe Alternativa.

    Këshilli i ardhshëm do të përbëhet nga katër këshilltarë të VMRO-DPMNE-së dhe dy të LSDM-së.

    Ndryshe, deri në zgjedhjet për këshill të ri erdhi pasi përbërja e kaluar nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare.

    Lajmi Paraprak

    Ndërroi jetë edhe shoferi, tre viktima nga aksidenti i djeshëm në Kërçovë

    Lajmi i rradhës

    LSDM: Mickoski u mposht nga Kovaçevski në përballjen e parë në zgjedhje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë