Siljanovska, sërish kandidate e VMRO-DPMNE-së për president të shtetit

    VMRO-DPMNE-ja në zgjedhjet presidenciale do të garoj me profesoreshën Gordana Siljnaovska Davkova, këtë në një intervistë në Alsat e konfirmoi deputeti i kësaj partie Antonio Milloshoski.

    Afati i konkursit përfundon sonte në mesnatë, ndërkaq Siljanovska Davkova tashmë ka paraqitur edhe planin, programin dhe numrin e nënshkrimeve të nevojshme për të kandiduar si president.

    Megjithatë, vendimin final se a do të jetë ajo kandidati i VMRO-DPMNE-së për të parin e shtetit, do ta marrin delegatët në Konventën për zgjedhjen e kandidatit për president të Maqedonisë së Veriut.

    Kujtojmë se Siljanovska Davkova ka qenë kandidate edhe në zgjedhjet e fundit për president, por u mposht nga Stevo Pendarovski.

    Lajmi Paraprak

    Top 15 klubet që fitojnë më së shumti para nga shitja e biletave

    Lajmi i rradhës

    Ahmeti: Bujar Osmani është kandidati i BDI-së për president të Maqedonisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë