Siljanovska takoi Vjosa Osmanin: duhet të bashkëpunojmë që të vazhdojë procesi eurointegrues

    Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska Davkova ka realizuar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu në kuadër të Samitit të shefave të shteteve dhe qeverise të pjesëmarrëse në Procesin e bashkëpunimit në Evropën juglindore.

    Nga kabineti i Siljanovskës thonë se në takim është vlerësuar se të dy shtetet kanë dialog të shkëlqyeshëm politik dhe është shprehur interes për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit bilateral të përgjithshëm dhe fuqizimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore.

    “Presidentja Siljanovska Davkova ka potencuar se në interes të stabilizimit të mëtejmë dhe prosperitetit ekonomik të rajonit është e domosdoshme që të investojmë në bashkëpunimin rajonale, që të sigurohet zhvillim i pandërprerë i procesit eurointegrues të shteteve nga rajoni, si dhe realizimi të agjendës reformuese”.

    “Për këtë, dy presidentet kanë ndarë mendimin për perspektivën evropiane të rajonit, si dhe për sfidat politike dhe të sigurisë në planin rajonal dhe multilateral”, thuhet mes tjerash në kumtesën e kabinetit të Siljanovskës.

    Është shprehur edhe gatishmëria për bashkëpunim në planin ekonomik dhe infrastrukturor./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Reagon Jeton Shaqiri: nuk ka asgjë kundërligjore në themelimin e Fakultetit të Mjekësisë në Universitetin e Strugës

    Lajmi i rradhës

    Qendra për Shëndet Publik: uji në Banjën e Tetovës është i ndotur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë