Arrestohen trafikantë të fëmijëve në Serbi – I detyronin të kërkonin lëmoshë, vet jetonin në luks

    Trafikantë të fëmijëve u arrestuan në Serbi pasi policia, në bashkëpunim me Europol, ekspozoi dhe shkatërroi rrjetin e tyre kriminal që shtrihej në disa vende të Bashkimit Evropian.

    Rrjeti kriminal i familjes dyshohet për trafikim njerëzish duke i detyruar të martohet, kërkim të lëmoshës dhe krim të detyruar.

    Në hetim janë përfshirë edhe autoritetet e Austrisë, Francës dhe Gjermanisë. Aksioni rezultoi me katër bastisje shtëpish në Serbi dhe arrestimin e pesë shtetasve serbë, përfshirë edhe kreun e grupit kriminal.

    Tetë viktima u shpëtuan, gjashtë prej të cilëve ishin të mitur nga mosha pesë deri në tetë dhe dy vajza 17-vjeçare.

    Janë sekuestruar sasi të mëdha parash dhe pajisje digjitale, duke përfshirë më shumë se gjashtë telefona celularë dhe dokumente financiare.

    Të arrestuarit dyshohet se kanë trafikuar edhe fëmijët e tyre biologjikë si dhe fëmijë të tjerë me të cilët kanë lidhje.

    Shumica e viktimave janë të kombësisë serbe, përveç një gruaje ukrainase, e cila u detyrua të lyp nga anëtarët e grupit kriminal.

    Të dyshuarit kanë pastruar para duke blerë mallra luksi dhe duke mbajtur një standard të lartë jetese. Viktimat e mitura janë marrë nga shërbimet serbe për mbrojtjen e fëmijëve.

    Lajmi Paraprak

    Pesë reaksione të padëshiruara që mund të ndodhin nëse konsumoni shumë shpesh vezë

    Lajmi i rradhës

    Claudia Goldi, çmimi Nobel në ekonomi “Për barazi gjinore dhe rezultatet e tregut të punës së grave”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë