Drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë Apostol Simevski thotë se nuk është planifikuar anulim i ri i regjistrimit në shtator dhe se ai do të zbatohet në periudhën e parashikuar. Kuptohet, thekson ai, do të ndiqet situata epidemiologjike, ndërsa regjistrimi do të zbatohet sipas masave dhe protokolleve të parashikuara për mbrojtje. Plotësisht, shton Simevski, regjistruesit do të vaksinohen në gusht para fillimit të regjistrimit.
“Normalisht që gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike, por nuk pritet ndonjë pik më i madh në shtet siç ishte në mars dhe prill të këtij viti. Atë që me siguri do ta bëjmë është se ne regjistrimin do ta zbatojmë dhe do të sillemi sikur të jemi në pikun më të madh duke i respektuar të gjitha masat. Prandaj qytetarët nga ai aspekt duhet të qëndrojnë rehat. Në shtator moti ende është i bukur dhe atje ku ka mundësi regjistrimi do të zbatohet edhe në hapësirë të hapur. Presim që edhe një pjesë më e madhe e qytetarëve të vaksinohen. Nga Ministria e Shëndetësisë jemi informuar se ruhen rezerva për regjistruesit dhe se ato gjatë gushtit do të vaksinohen”, deklaroi Simevski në Brifingun e mëngjesit.
I pyetur nëse janë reale pritjet regjistrimi të regjistrojë jo më shumë se 1,6 milion banorë në shtet, drejtori i ESHS-së tha se frikësohet se mund të realizohen dhe se brengos ajo që një numër i madh i njerëzve emigrojnë.
“Të dhënat të cilat i mbledhim me hulumtime statistikore në lidhje me natalitetin tregon se kemi rënie të vazhdueshme të natalitetit në vend, ndërsa rritet numri i natalitetit në vendet e huaja. Gjithë kjo tregon se një pjesë e mirë e popullatës sonë është shpërnguluar nga shteti. Prej këtu është edhe qëndrimi im se shifrat e popullatës janë më të vogla. Të dhënat që i kam shikuar janë mahnitëse. Të dhënat e entit statistikor gjerman janë se në fund të vitit 2020 në Gjermani kemi 128.000 shtetas të Maqedonisë të cilët qëndrojnë atje, me leje qëndrimi. Kjo është shifër e madhe. Nuk e dimë se sa është numri i personale tanë nga Maqedonia, ndërsa kanë shtetësi gjermane, sepse gjermanët nuk lejojnë shtetësi të dyfishtë, por gjithashtu nuk kemi të dhëna se sa shtetas kanë shkuar atje me pasaporta bullgare, sepse i konsiderojnë si shtetas bullgar, ndërsa shifra e tillë është afër 300.000. Vetëm ky informacion do t’ju bëjë të imagjinoni. Ku janë vendet tjera evropiane, vendet tejoqeanike”, thotë Simovski.
Duke folur për honorarin e regjistruesve drejtori i ESHS-së thotë se niveli i honorarëve është plotësisht solid dhe varet nga ajo se sa do të punojnë regjistruesit.
“Planifikimet tona janë ato honorare të lëvizin prej 20.000 deri në 30.000 denarë, që është plotësisht solide për më pak se një muaj punë”, thotë Simevski./Kohamk/