Ende ekziston hendek i madh në mes kualifikimeve të kuadrove të reja dhe nevojave të kompanive

    Hendeku në mes aftësive dhe kualifikimeve dhe mosrespektimi i nevojave të tregut të punës është ende një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballet komuniteti i biznesit dhe i të rinjve që hyjnë në proceset e punës. Kjo është konfirmuar nga 65 për qind e kompanive në analizën për nevojat e fuqisë punëtore që e zbaton Oda e Biznesit të Maqedonisë të Veriut.

    Oda paralajmëroi sot në një konferencë për shtyp se të enjten, 8 korrik, do të mbahet konferenca “Sinergjia e partnerëve në sigurimin e arsimit profesional dhe trajnimeve të orientuar drejt tregut” për të përmirësuar politikat për përfshirjen e kompanive në arsimin profesional dhe trajnimet si dhe për të arritur sinergjinë e partnerë në krijimin e arsimit profesional dhe trajnimit të orientuar drejt tregut për të siguruar staf profesional.

    “Vetëm në këtë mënyrë do të jetë e mundur që bashkërisht të përmirësojmë cilësinë e arsimit dhe aftësimit profesional, për ta bërë atë të rëndësishëm për nevojat e tregut të punës dhe tërheqës për gjeneratat aktuale dhe të ardhshme që do të kontribuojnë në sigurimin e stafit profesional që do të krijojë produkte me vlerë të shtuar dhe do të kontribuojë në konkurrencën dhe rritjen ekonomike dhe zhvillimin e vendit”, theksoi Natasha Janevska nga Oda.

    Drejtori i Qendrës për Arsim Profesional dhe Trajnim, Sherif Miftari tha se përveç bashkëpunimit me institucionet arsimore, MASH dhe QAPT, për të arritur suksesin duhet të punojmë së bashku me dhomat e tjera përmes procesit të platformës për dialogun publik-privat,Odën e zanateve dhe organizatave të punëdhënësve.

    “Kushdo në rrethin e tij të biznesit duhet të kontribuojë në sigurimin e arsimit cilësor dhe stafit kompetent sipas proceseve të përparuara teknologjike dhe organizimit organizativ të kompanive. Dialogu krijues në bashkëpunim me partnerët është i domosdoshëm për zgjidhjen e problemeve dhe përvojat dhe idetë e shkëmbyera ndihmojnë në përmirësimin e cilësisë së procesit arsimor dhe krijimin e kualifikimeve të nevojshme nga komuniteti i biznesit për krijimin e një fuqie punëtore cilësore dhe kompetente do të kontribuojë në rritjen, zhvillimin dhe rritje e vlerës së shtuar për kompanitë, për rritje të qëndrueshme ekonomike dhe zhvillim të vendit, duke tërhequr investime të reja dhe pjesëmarrje në tregjet globale”, tha Miftari.

    Siç u theksua në konferencën për shtyp, në interes të krijimit të stafit profesional për nevojat e biznesit, kompanitë anëtare të Odës marrin pjesë aktivisht në zhvillimin e 250 standardeve të punës, 100 standardeve të kualifikimit dhe 85 programeve të kualifikimit për sektorë të ndryshëm./Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Simevski: Nuk ka anulim të ri të regjistrimit

    Lajmi i rradhës

    Filipçe: Janë aprovuar 498 specializime dhe 87 subspecializime

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë