Simovski: Regjistrimit po rrjedh pa probleme

    Kreu i Entit Shtetëror të Statistikave, Apostoll Simovski deklaroi sot se procesi i regjistrimit në vend po zhvillohet pa probleme dhe se regjistruesit janë pritur shumë mirë nga popullata. Simovski sot qëndroi në Kumanovë për të pa nga afër se si po zhvillohet procesi i regjistrimit. Simovski nënvizoi se për personat që janë të infektuar me kovid-19, apo që janë në izolim do të mund të kryhet regjistrimi në bazë të protokolleve të parapara shëndetësore.

    “Sot është dita e tretë e regjistrimit të popullsisë në RMV, po shkojmë në terren, po vazhdojmë me këtë aktivitet dhe shpresojmë se do ta kryejmë deri në afatin e paraparë me ligj. Punët edhe në këtë rajon po zhvillohen ashtu siç duhet. Janë kompletuar të gjithë pjesëmarrësit në regjistrim, ajo që nënkupton instruktor rajonal, regjistrues, nuk kishim dhe nuk kemi as tani ndonjë problem. Gjendja shëndetësore është e mirë dhe shpresojmë se kështu edhe do të mbetet gjatë gjithë kësaj periudhe. Po funksionojmë, mirë, popullata na ka priture mirë. Nuk kam informata për ndonjë refuzim, ashtu që pres që kështu të mbettë deri në fund”, tha Simovski.

    Ndryshe në dy ditët e para të regjistrimit janë regjistruar 136.773 persona, gjegjësisht 41.478 amvisëri dhe 59.953 banesa./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Infeksionet e bajameve | A është zgjidhje heqja e tyre apo veprim i gabuar

    Lajmi i rradhës

    Mjekët të alarmuar: “Gjeste të çuditshme” që të rinjtë kanë filluar të zhvillojnë si shkak i rrjeteve sociale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë