Sindikalistët protestuan sot para Ministrisë së Financave

    Sindikalistët protestuan sot para Ministrisë së Financave. Ata vendosën në mënyrë simbolike një karrige dhe ftuan ministrin Fatmir Besimi që të zbresë nga zyra e të bisedojë për gjendjen e rëndë të punëtorëve. LSM insiston që derisa po vazhdon debati për rishikimin e buxhetit propozimi i tyre të pranohet si amendament, në mënyrë që nga muaji i ardhshëm të punësuarit në sektorin publik të kenë rritje të pagës për 2806 denarë shtesë. Po ashtu sindikata kërkon pagesën e K-15 për punëtorët në institucionet dhe kompanitë shtetërore dhe publike. Nëse politikanët mbeten të shurdhër ndaj kërkesave të LSM-së, nuk përjashtohet mundësia e radikalizimit të protestave. Ndërkohë, sektori publik funksionon me 10 për qind të burimeve të tij ndërsa greva e përgjithshme vazhdon.

    “Ne si punëtorë realisht nuk mund të durojmë. Nëse energjia elektrike rritet nga 1 korriku, është realisht e nevojshme që pagat të rriten nga e njëjta ditë, në përputhje me inflacionin dhe të gjitha goditjet e çmimeve që i përjetojmë nëpër dyqane”, deklaroi Darko Dimovski – kryetar i LSM-së. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Petkov: Kovaçevski të pranojë propozimin

    Lajmi i rradhës

    Ndalesa për lëvizje në pyje, shkakton polemika mes Drejtorisë së Pyjeve dhe Qytetit të Shkupit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë